Tre punonjes sigurie të portit të Durrësit të cilët punoni pranë hyrjes Nr.4 kanë përfunduar në spital paraditen e sotme, pasi nuk janë ndier mirë.
Sipas policisë dyshohet se mund te ketë pasur rrjedhje gazi gjatë furnizimit të një karburanti, i cili ndodhet në afërsi të hyrjes Nr.4 dhe si pasjojë janë helmuar tre punonjësit.
Të lënduarit janë shtetasit me iniciale B.H. 53 vjeç, F.D. 20 vjeç dhe S.H. 37 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht në vend ndodhen uniformat blu dhe ekspertë të fushës, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacioni i policisë
Më datë 17.08.2017, rreth orës 10:50, pranë hyrjes Nr.4 të Portit, 3 punonjës të sigurisë nuk janë ndier mirë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet nëse ka patur rrjedhje gazi gjatë furnizimit të një karburanti, i cili ndodhet në afërsi të hyrjes Nr.4.
Punonjësit që nuk janë ndier mirë janë shtetasit me iniciale B.H. 53 vjeç, F.D. 20 vjeç dhe S.H. 37 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e ekspertëve po kontrollohet dhe verifikohet i gjithë territori përreth. Aktualisht në vend ndodhen uniformat blu dhe ekspertë të fushës, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.