Qeveria me zëvendësministra deri në shtator. Emrat që do të drejtojnë...!

18 Gusht 2017, 09:58Politika TEMA
Qeveria me zëvendësministra deri në shtator. Emrat që do

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija dhe gjashtë ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratike kanë dorëzuar dje dorëheqjen pranë Kryeministrit Edi Rama.

Dorëheqja e ministrave të PD-së erdhi pas debatit që lindi në kampin opozitar mes aleatëve të PD-së dhe selisë blu.

Dje ministrat teknikë publikuan raportin përfundimtar të task-forcës, që u ngrit enkas për monitorimin e zgjedhjeve dhe pas këtij veprimi, duke filluar nga zv.kryeministrja Ledina Mandija, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ministrja e Financave Helga Vukaj, ministrja e Mirëqenies Xhuljeta Kërtusha, ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri, ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe ministrja e Arsimit Mirela Karabina, kanë firmosur largimin vullnetar nga kabineti “Rama”.

Kryeministria konfirmoi se kreu i qeverisë, Edi Rama, ka marrë dorëheqjet e ministrave teknikë të emëruar nga
marrëveshja me Partinë Demokratike.

Por kryeministri gjatë kësaj periudhe nuk do të miratojë shkarkimin e ministrave teknikë dhe dërgimin në Presidencë të emrave të ministrave të rinj për t’i zëvendësuar.

Gjatë kësaj periudhe deri në shtator funksionet do t’i ushtrojnë zëvendësministrat, të cilët do të kenë kompetencat e ministrave të dorëhequr, raporton Panorama.

Por kush do të ushtrojë funksionet në mungesë të titullarëve të propozuar nga Partia Demokratike? Ligji nr. 9000, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, parashikon dhe mundësinë që zv.ministrat të ushtrojnë kompetencat e ministrave.

Sipas nenit 6 të këtij ligji, “zëvendësministri zëvendëson ministrin, në kuptimin e pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative. Zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit.

Me urdhër të ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera”. Kompetencat e Dritan Demirajt pritet t’i zbatojë zv.ministrja Rovena Voda.

Ndërsa të ministres së Financave, Helga Vukaj, zv.ministri Erjon Luçi.

Gazment Bardhi, ministër i Drejtësisë, i ka kaluar kompetencat zv.ministrit Arben Isaraj.

Arben Beqiri, ministër i Shëndetësisë, ia ka kaluar kompetencat zv.ministres Mira Rakacolli.

Ndërsa Mirela Karabina, ministre e dorëhequr e Arsimit, ia ka kaluar kompetencat zv.ministrit Gert Janaqi.

1 komente në “Qeveria me zëvendësministra deri në shtator. Emrat që do të drejtojnë…!”

  1. Fatosi-kosove says:

    Zevzndeskryeministresha mandija dhe ministrat teknik e deshmuan qarte se jane nen urdherat e lul bashes dhe te sali berishes ne heshtje,edhe raporti per zgjedhjet e deshmon se ajo dhe ata ishin aty vetem per ti dhene pushtet lulit deh sali berishes dhe jam shum i sigurt se edeh raportin e kane vere ata dy dhe mandija as qe e di qfar shkruan aty pasi ka qene e “nxanun” me minstren e arsimit per rastin e hotelit ne Gjakove pasi kosova nuk i ka ndertuar nje hotel me pese yje!
    Pastaj quditem se si zevendeskryeministresha nuk paska pasur pushtet ta beje nje raport per zgjedhjet ne PD dhe rizgjedhjen e te ngririt kryetar lul bashes,ku te gjithe shqiptaret pane turpin dhe krimin qe u ba aty,por kjo zonja sgjen kohet te merret me “oborrin” e vet por paska qendruar ne pushtet deri dje vetem per ta bere raportin per zgjedhjet ku Rama dhe PS dolen fitues absolut,edhe pse kjo zonje e di se as ky raport nuk e shpeton lulin dhe PD-n nga poshtersit dhe shkaterrimi ajo perpiqet qe tu hedhe hi syve shqiptareve se kinse luli humbi se zgjedhjet u vjedhen nga Rama,kurse kur luli dhe PD vidhnin ato ishin te drejta,edhe kur nje njeri votonte dhjetra here per PD dhe vet lulin jane te ligjshme,e kam thene edhe me pare se noh njerez qe kane manipuluar me kosovaret dhe i kane perdorur qe te votojne me qindra here gjate dites qofte ne Kukes,Tropoje por edhe ne Tirane e gjitheandej ne Shqiperi,prandaj kesaj zonje duhet ti vie turp per raportin dhe poziten qe kishte,per me teepr duhet ti vie turp nga femijet e vet pasi me vetedije mbrone kriminelet dhe vrasesit,duhet te kujtohet per rastin Ruzhdie,per Lazaratin,drogen gjithandaj ne Shqiperi,vrasjet,detin,e deri te keshilltari serb kriminel fazlliq,prandaj me çfar morali flet kjo zonje,u dashka patjeter te jeshe vrases qe te jeshe ne PD dhe si i tille perjetesisht ne pushtet,ky eshte turpi me i madh qe mund ta beje nje nane dhe per me teper nje grua qe u vendos aty per ta ruajtur nderin qe se kishte kurre luli dhe PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje