Presidenti Donald Trump u takua të premten me ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të diskutuar mbi një strategji të re për luftën në Afganistan.
Në takimin në vendpushimin presidencial të Kamp Davidit, të premten pasdite, morën pjesë edhe zëvendëspresidenti Mike Pence dhe sekretari i mbrojtjes James Mattis.
Sekretarja e e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha të premten se presidenti Trump po studjon dhe shqyrton mundësitë e tij për një qasje të re për mbrojtjen e interesave të Amerikës në rajonin e Azisë Jugore. Ajo nuk përmendi në mënyrë specifike Afganistanin.
Zëdhënësja Sanders tha se presidenti do t’i bëjë një njoftim popullit amerikan, aleatëve, partnerëve dhe botës në një kohë të përshtatshme.
Duke folur me gazetarët të enjten në Uashington, sekretari i mbrojtjes, Mattis tha: se “jemi shumë pranë një vendimi”, por nuk dha shenja rreth një strategjie të re për luftën në Afganistan.voa
Strategji e re per afganistanin por nuk permendi afganistanin.
Hahahahaaaaaaaaaaaa