Furgoni ka udhëtuar më shumë se një kilometër. I marrosur, shkaktoi të vdekur dhe të plagosur në Ramblan e qytetit tim. Nga zemra e Barcelonës, Plaza de Catalunya, deri tek Liceu, Teatri i Operës. Shoh se e ndërpreu trajektoren e tij vdekjeprurëse vetëm mbi mozaikun e bukur qeramik të Joan Mirós, instaluar në dyshemenë e shëtitores. Shoh në videon amatore të dëshmitarëve një endacak, ngjeshur me një nga dërrasat e vjetra, si një rivënie e tmerrshme në skenë – kësaj radhe reale – e filmit të Eisenstein.
Të rinj të shtrirë përtokë, një vajzë me kokën që i rrjedh gjak, një djalë me këmbën e ndrydhur, e shtrembëruar si një fije e pamundur. Kalimtarët dhe policia ndihmojnë të plagosurit. Është pamje e tmerrshme, e njohur tashmë, kjo e këtyre vrasjeve kolektive. Metroja në Londër, tren në Madrid, baret në Paris, tregu në Berlin …
Mendoj edhe një herë se sa e padrejtë është vdekja e tillë, masive, shkaktuar prapa mburojës së ideve të supozuara. Dhe mendoj se si, po kjo vdekje godet edhe më shumë në një qytet kaq të mbushur me jetë, i cili pëlqen kaq shumë të ribëhet, i cili është kaq i etur për risi. Një qytet që mund të krijojë trende të reja, që mund të krijojnë debate dhe polemika, konflikte … dhe zgjidhje. Ne festuam para pak kohësh, njëzet e pesë vjetorin e Lojrave Olimpike të vitit 1992.
Ajo sipërmarrje civile dhe paqësore, tolerance dhe mirëkuptimi, kulture plurale dhe identitetesh të mbivendosur e të ndarë: barceloneze, katalane, spanjolle, evropiane. Sa pak që zgjati shija e mirë e këtij përvjetori. Lojërat kanë qenë gjithmonë gjeneratorë miqësie dhe paqeje në konflikte. Ka nga ata që vazhdojnë të preferojnë urrejtjen në vend të dashurisë, trishtimin në vend të shpresës, tragjedinë në vend të pajtimit. Do të sjellin vdekje dhe do të kenë sytë tanë, siç shkruan Cesare Pavese. Por nuk do të kenë kurrë zemrat tona. Ne, bijtë e Joan Mirós, nuk do të mësojmë kurrë të urrejmë.
* Gazetar dhe editorialist i “El Pais” – Në shqip nga bota.al
Eh , more zoti gazetar , po keto nuk jane vetem raste qe ndodhin here pas here dhe , edhe mund te kalohen lehte e t’i mbuloje pluhuri i hareses . Kjo eshte nje ideologji e tere , qe ushqehet , mbahet ne kembe dhe predikohet , nga rreth nje miliard njerez te ketij planeti , te cilet , edhe pse nuk jane te gjithe terroriste , por ama’ , jane te vetmit burim terrorizmi . Me fjale te tjera , jo te gjithe myslymanet jane terroriste , por ama’ , te gjithe terroristet jane myslymane . Çdo njeri normal i kesaj bote , ka te drejte t’i beje vehtes dhe vendeve kristiane e demokratike , keto pyetje : A eshte e mjaftushme lufta dhe kundervenia me ligje e rregulla demokratike , kunder ketyre idioteve e injoranteve ekstremiste islamike , apo duhet te ndryshoje taktika e strategjia , qe te parandalohen e te zhduken pergjithmone keto akte çnjerezore , keto kasaphana ndaj njerzve te pafajshem , apo turiste te rastesishem ? Ku eshte reagimi i vendeve arabe e islamike , qofte ai shteteror e zyrtar , qofte ai i klerikeve myslymane ? A mban mend ndokush , pas gjithe ketyre dhjetra e qindra akteve barbare terroriste te myslymaneve ndaj njerzve te pafajshem , qe te jete organizuar nje miting apo manifestim , ne ndonje vend islamik , per te denuar keto krime te tmerrshme te bashkefetareve te tyre , qe i kryejne keto akte , me emrin e Allahut ne goje ? KURRE ! Myslymanet e kudo ndodhur ne bote , i kalojne ne heshtje , gati-gati miratuese keto makabritete . Po si eshte e mundur , qe Evropa demokratike te pranoje ne gjirin e saj , miliona e miliona myslymane , trushpelare nga nje ideologji vrastare e kriminale , siç eshte ideologjia islamike , madje-madje , duke i krijuar edhe kushte te pershtateshme , jo vetem per te jetuar normalisht e pa dallime nga qytetaret e vet , por edhe per te ushtruar e predikuar lirshem fene e tyre mizore , nga e cila lindin terroriste e kamikaze brenda vete shtepise evropiane ? Po pse , keshtu do te vazhdohet ne perjetesi me keta “banore” te pa ftuar , por te vetpranuar ne Evrope ? JO , nje mije here JO , ndaj nje pabesie te tille , ndaj nje terrori te tille , ndaj nje ideologjie te tille , nuk behet lufte e nuk fitohet kurre , me mjete paqesore e demokratike . Ndryshoni ligjet e rregullat specifike , vetem ndaj ketij fenomeni , ne te kundert , demokracia do te vihet ne pikpyetje e ndoshta nuk do te kete jete te gjate .