Atentati në Ksamil, sa herë u qëllua viktima, e shoqja bërtiste “më vranë Gelin”

20 Gusht 2017, 09:38Kronika TEMA

Detaje të reja janë zabrdhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Ksamil, orët e vona të mbrëmjes së shkuar, ku në një atentat, mbeti i vrarë, Vamgjush Ciko, babi i Dhimitër Çikos, ky i fundit ndodhet në burg për vrasjen e 47-vjeçarit,Aleksander Bardhi në vitin 2016.

Viktima është qëlluar rreth pesë herë me pistoletë, plumbat e kanë kapur në kokë dhe në gjoks.

E ndërsa gruaja e tij bërtiste fort dhe e tundte viktimën në makinë duke thënë “më vranë Gelin” .

Gjithashtu mësohet se viktima u vra pa zbritur nga makina, dhe autorët kanë qenë dy dhe janë larguar me makinë, ndërsa para atentatit qëndroni të fshehur poshtë një ulliri që ndodhej në shtëpinë e viktimës, raporton “Shekulli”.

Zona ku ndodhi ngjarja ishte e pandriçuar, ndër të tjera mësohet se gruaja e 50-vjeçarit ka parë personin që e ka qëlluar.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 19.08.2017, rreth orës 23:50, Salla Operative Sarandë ka marrë njoftim se në lagjen “Baxho”, në Ksamil, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi V.C., 50 vjeç, banues në Ksamil.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje