2 vlonjatët hedhin në det 6 milionë euro drogë për të shpëtuar

21 Gusht 2017, 12:18Kronika TEMA

Guardia di Finanza e Barit ka vënë në pranga dy shqiptar, pasi akuzohen për posedim dhe trafikim ndërkombëtar droge.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet R.L. 30 vjec dhe D. H. 23 vjec, të dy nga Vlora.

Shqiptarët u kapen në det në drejtim të bregut të Lece, teksa ishin mbi nje gomone 7 metra të gjatë dhe me një motor të fuqishëm, ku kishin ngarkuar 633,85 kilogramë marijuanë.

Marijuana ishte paketuar në 22 pako të madhësive të ndryshme dhe nëse do të shitej në tregun e zi, do të siguronte më shumë se 6 milionë euro fitime për trafikantët.

Në tentativë për të shpëtuar hodhën edhe ngarkesën në det, por e kishin të kotë.

Dy vlonjatët do të dalin para autoriteteve gjyqësore vendase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje