Arrestohet një nga dhunuesit e gazetarit Elvi Fundo, jo kush është

21 Gusht 2017, 10:36Kronika TEMA

Një prej personave që goditi me sende të forta gazetarin Elvi Fundo është arrestuar nga policia.

I dyshuari është Ilir Gjuzi, një 42 vjeçar nga Tirana që tashmë gjendet në qelitë e komisariatit nr.3 të kryeqytetit.

Mbetet për t’u parë kush është personi tjetër i përfshirë në ngjarje, ndërsa pjesa më e vështirë e hetimit është porositësi i dhunës ndaj gazetarit.

Elvi Fundo u rrah nga dy persona në mars të këtij viti, ndërsa ishte duke ecur pranë ish Stacionit të Trenit në Tiranë.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me profesionin e tij si gazetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje