E FUNDIT/ Tjetër krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten në Kamëz

20 Gusht 2017, 11:45Kronika TEMA

Kryeqyteti është tronditur nga një ngjarje e rëndë mëngjesin e sotëm.

Një burrë ka ekzekutuar bashkëshorten e tij me automatik për motive ende të pa ditura.

Fill pasi ka parë që gruaja e tij ka humbur jetën, agresori i identifikuar si Halil Lita ka drejtuar armën nga vetja e tij dhe është vetëvrarë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton në disa pista të mundshme që kanë sjellë konfliktin.

Viktimat janë gjetur të pa jetë në banesë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5.

“Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi H. L., ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen D. L. dhe më pas ka qëlluar veten” informon policia e Tiranës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje