"Baroni i drogës"/ MD shkresë autoriteteve italiane mbi ekstradimin: Garanci për rishqyrtimin e çështjes

21 Gusht 2017, 11:43Kronika TEMA

Ministria e Drejtësisë i ka bërë një shkresë autoriteteve italiane lidhur me ekstradimin e Alket Hatijas, i ashtuquajtur ‘baroni i drogës’.

 

 

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar garanci nga autoritetet fqinje lidhur me ekstradimin e 43-vjeçarit nga Berati.

Në shkresë caktohet se sipas kodit penal çështja duhet të rishqyrtohet, ndërsa MD kërkon garancinë e Italisë.

Hatija është dënuar me 20 vjet burg në Itali për trafik droge.

Ndërkohë që ishte në kërkim, Hatija besohet se fshihej në Berat.

Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia shqiptare arriti të gjente vendin ku fshihej. Ai u arrestua pak kohë më parë në një bunker të përshtatur si vilë luksoze në Berat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje