Kreu i IKMT aksion nё Lalёz: Bregdeti nuk do tё jetё mё njё shesh ku bёjnё pёrshesh ndёrtimorёt

22 Gusht 2017, 12:22Sociale TEMA

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërrmarrë një aksion në Gjirin e Lalëzit per prishjen e një numri objektesh të ndërtuara jashtë lejeve.

E pranishme në këtë operacion ishte edhe kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici.

Ajo është shprehur e prerë në zbatimin e ligjit, në mbrojtjen e territorit dhe të pronës publike, duke dhënë një mesazh të qartë për bizneset e mëdha të ndërtimit.

“Loja, merr lejen, shkele lejen sa dhe si të duash, pastaj legalizo shkeljen për pesë lekë, do të marrë fund”, ka thënë Bici.

Kryeinspektorja ka paralajmëruar biznesmenët e ndertimit se do të humbasin shumë më tepër nga çmund të fitojnë, nëse e shkelin qoftë edhe një centimetër lejen e dhënë nga institucionet publike.

Për Bicin, “Shqiperia, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund të humbasin më për llogari të xhepave të biznesmenëve të pangopur”.

“Bregdeti, pasuria e shqiptarëve, nuk do të jetë më një shesh ku bëjnë përshesh ndërtimorët, është shprehur ajo.

3 komente në “Kreu i IKMT aksion nё Lalёz: Bregdeti nuk do tё jetё mё njё shesh ku bёjnё pёrshesh ndёrtimorёt”

  1. lalai says:

    Me gjithe vilat e saliut metes…..dhe ato do prishen?
    apo u bezdisen bossat nga hallexhinjte qe ngulin cadrat dhe shalqi ne shezllon?

  2. ashtu posi says:

    Po ata kuksianet e tu qe kane mbushur bulevardin Petro Nini Luarasi me lokale pa leje te ndertuara ngjitur pallateve ne fushaten e 2013 dhe legalizuar po gjate fushates ??Apo per ata sheshi dhe persheshi jane te ligjshem se i ke nga Kuksi dhe dine si luhet loja? Ë?Çmendim kini ju zonja drejtoresge e IKMT?

  3. genti says:

    Po shko tek Lura qe po.nferton aty ne Lalez prishja te tera ndertimet Dedes pyllin me pisha qe e ka pre. A do shtet a do ta besh kete shtet filloje pra nga Deda ose Doda si e ka sakte ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje