Deputeti socialist Erjon Braçe vijon përplasjet me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.
Duke ironizuar deklaratën e Dukës sipas të cilës Skënderbeu ishte si Italia pas Calciopolit në vitin 2006 kur fitoi dhe kampionatin botëror, Braçe pyet jo pa ironi nëse kreu i Federatës Italiane e asaj kohe qëndroi në detyrë?!
“Topi është i rrumbullakët, rrotullohet shpejt!,
Meqe vetem tani po i vene emrin dhe qenka ne nivelin e Calciopolit;
Meqe nuk dime ende ne c’nivel pertej Calciopolit ishte edhe kampionati qe u mbyll ne Maj;
Meqe gazetaret nuk bejne kurre pyetje te paautorizuara per ortakun;
Unë kam vetëm një pyetje:
Pas Calciopolit, Presidenti i Federatës Italiane qëndroi në detyrë e u mbulua me lavdi, dini gjë?”, shkruan Braçe në rrjetin social.
kete miun se marr vesh pse e nxjerr ketu o mero edhe per futbollin do te kapi kocken ky…
gjithsesi para 10-15 vitesh ne shqiperi nuk kishte asnje stadium modern, nuk kishte nje dyqan te kombetares nuk kishte shume gjera, sot jane. jane edhe merite e ketij presidenti qe kemi. ky qe e akuzon eshte mesuar si vegel e tjereve