Gjendet pa kokë gazetarja, trupi lundronte në det. U vra nga miliarderi, pas një investigimi mbi të

23 Gusht 2017, 18:47Bota TEMA
Gjendet pa kokë gazetarja, trupi lundronte në det. U vra nga

E raportuar si e zhdukur prej datës 10 gusht gazetarja suedeze Kim Wall është gjetur e vrarë dhe pa kokën në bregdetin e Kopenhagenit.

“Kemi të bëjmë me një trup pa kokë, duart, këmbët dhe koka janë qenë prerë qëllimisht,” tha zëdhënësi i policisë, Jens Moller.

“Gazetarja suedeze u “zhduk” menjëherë pas kishte hipur në nëndetësesen e multi-milionerit danez, Peter Madsen.

Pronari i nëndetëses private “Nautilus” argumentoi në gjykatë se kishte hedhur jashtë nëndetëses trupin e gazetares suedeze, e cila u zhduk në mënyrë misterioze më 11 gusht, ndërsa po investigonte mbi ndërtimin e kësaj anije në Kopenhagë.

Peter Madsen kishte deklaruar se e zbriti gazetaren Kim Val në ishullin Refschalen të Kopenhagenit mbrëmjen e 10 gushtit.

Pasi ai u arrestua nga policia, në fund ai pranoi se “në nëndetëse kishte ndodhur një aksident” që kishte lënë të vrarë gruan 30 vjeçare.

Madje ai tha se hodhi kufomën në det, në gjirin e Kegkon, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit danez.

Sipas policisë, miliarderi Madsen akuzohet për vrasje nga pakujdesia, pa dhënë më shumë detaje për rrjedhën e hetimeve.

1 komente në “Gjendet pa kokë gazetarja, trupi lundronte në det. U vra nga miliarderi, pas një investigimi mbi të”

  1. fieraku4u says:

    VRASJE NGA PAKUDEJSIA…?? ME KEMBE, DUAR DHE KOKE TE PRERE. HMMMMM MOS KANE MARRE EDHE KETA DANEZET GJYQTARE, PROKURORE DHE POLICA NGA SHQIPERIA….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje