Pranga italianit, zbarkoi nga Shqipëria në Bari i armatosur e me 6 kg duhan, "spektakël" me policinë

23 Gusht 2017, 14:10Bota TEMA

Policia financiare italiane me bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave ka arrestuar në portin e Barit një shtetas italian i sapo mbërritur me tragetin e linjës nga Shqipëria.

Në makinën e tij është gjetur një pistoletë e kalibrit 9 e prodhuar në Jugosllavi me numër serie të fshirë, si dhe 5 kuti me municione.

Gjithashtu fshehur në makinë janë gjetur dhe rreth 6.6 kg duhan.

Pistoleta ishte fshehur në një vend sekret në levën e ndërrimit të marsheve të makinës e karikatori i kësaj arme mund të mbaj deri në 15 plumba.

Shtetasi italina, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur për arsye hetimesh është rezident në provincën e Barit.

Akuza ndaj tij është armëmbajtje pa leje të një arme ilegale e për momentin është në gjëndjen e arrestit shtëpiak. Autoritetet italaine kanë nisur hetimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje