Përkujtohet në Muzeun Historik Kombëtar, Dita Europiane e Kujtesës për viktimat e Totalitarizmit

24 Gusht 2017, 11:41Kulturë TEMA

Nisur nga mendimi i njerëzve me influencë, me gjasa shekulli i XX kishte mundësinë më të madhe për të qenë krejt human. Por në fakt ndodhi e kundërta. Veç luftërave lokale për ndarje territoresh e vendosje kufijsh, që në vitet e para në këtij shekulli, bota u përfshi nga dy luftëra të mëdha. Dhe si për t’i shkuar të keqes deri në fund, pas vitit 1945 në gjysmën e Europës u instalua një sistem totalitar, i cili do ta çonte numrin e viktimave në një bilanc të ri, të pabesueshëm. Në këtë mënyrë, e keqja më e madhe e shekullit të XX, vetë antihumanizmi u përcoll nëpërmjet regjimeve nazi-fashiste dhe atij komunist.

Në nderim të viktimave të totalitarizmit, më 2 prill 2009 Parlamenti Europian ftoi që 23 gushti të shpallej: Dita europiane e përkujtimit të viktimave nga regjimet totalitare, për të përkujtuar në mënyrë të denjë e të paanshme kujtimin e viktimave të dëbimeve dhe asgjësimeve masive.

Në këtë kuadër, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit zhvilluan një aktivitet përkujtimor dhe një ekspozitë, ku u fol për viktimat e terrorit nazi-fashist dhe atij komunist në Shqipërinë e viteve 1939-1990. Aktivitetin e hapi Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z Dorian Koçi, i cili e cilësoi totalitarizmin si sëmundjen e shoqërive të shekullit të XX. Përkujtimi i kësaj dite i shërben së sotmes për të ndërtuar raporte sa më të drejta me stë shkuarën.

E pranishme në aktivitet ishte dhe znj.Susanne Schutz, Ambasadore e Republikës së Gjermanisë në Shqipëri, si dhe ambasadori i Polonisë, z.Karol Bachura. Ndërkohë që një kumtesë të rëndësishme mbajti dhe e nderuara, znj.Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndërsa Dr.Marenglen Kasmi, anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit mbajti kumtesën: “Dita europiane e kujtesës për viktimat e regjimeve totalitare dhe autoritare”.

Po çfarë përfaqëson 23 gushti?

Ishte ajo ditë e vitit 1939, një marrëveshje midis Gjermanisë Naziste dhe Bashkimit Sovjetik, e cila hapi rrugën drejt tragjedisë së Luftës së Dytë Botërore dhe pasojave të saj: kampet e përqendrimit, kampet me punë të detyruar, holokaustit, vendet e djegies së trupave, si dhe shumë vite të Luftës së Ftohtë dhe regjimeve të mëtejshme kriminale. Prandaj 23 gushti, ditë kur u nënshkrua paktit Ribbentrop-Molotov, u caktua dhe si “Dita Europiane e Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare”.

Më 23 gusht kujtohen të gjithë ata, vdekja e të cilëve ishte pasojë e krimeve të kryera nga nazizmi dhe stalinizmi. 23 gushti sjell kujtimin e miliona personave që u vranë në regjimet totalitare, kryesisht të burgosurve, të kampeve të përqendrimit, kampeve të vdekjes, kampeve me punë të detyruar dhe burgjeve staliniste.

Muzeu Historik Kombëtar çeli edhe një ekspozitë, e cila prezantohet me tre vitrina. Njëra vitrinë paraqet objekte të viktimave të masakrës gjermane të Borovës, me 6 korrik 1943. Forcat ushtarake të Regjimentit të 98 të Divizionit të parë alpin, teksa udhëtonin drejt Greqisë, u sulmuan nga partizanët shqiptarë në afërsi të fshatit Borovë, të Kolonjës. Më 6 korrik 1943, trupat gjermane si kundërpërgjigje të këtij veprimi, kryen masakrën më të madhe në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Vitrina e dytë paraqet objekte të viktimave nga regjimi komunist në Shqipëri, pjesë e Pavijonit të Terrorit Komunist në Shqipëri. Objektet u përkasin personave, të

cilët janë burgosur, pushkatuar pa gjyq, masakruar dhe të atyre njerëzve që kishin filluar të shprehnin protestën e tyre hapur kundër Diktaturës.

7 komente në “Përkujtohet në Muzeun Historik Kombëtar, Dita Europiane e Kujtesës për viktimat e Totalitarizmit”

  1. joel shkodra says:

    Po vitrina e trete çfare paraqet?

    1. INFORMACIONI says:

      Kenge e valle te popullit per fitoren mbi fashizmin dhe kolaboracionistet ?
      VF LP

  2. Lida Al says:

    Po viktimat e ketyre 25 vjeteve, qe nga 2 Prilli, te zgjedhjet e 96, viti i mbrapshte 1997, Kanali i Otrantos, viktimat e panumert te anijeve e gomoneve, pastaj Gerdeci e 21 Janari, te zhdukurit me qindra ketu e neper bote, femrat e femijet e vrare, te grabitur e dhunuar sistematikisht e te tjere, e te tjere, kur do do te perkujtohen, kur do ngrihen muze, permendore e memoriale per ta? Jane shume, jane me mijera, nuk jane sa ata te viteve te komunizmit. Dhe se fundi kur do te behet bilanci i tyre? Filloni ju gazetaret me investigimet. Se ata te periudhes se komunizmit jane te evidentuar dhe ju i gjeni lehte neper arkiva e dokumente. Eshte koha te mendojme per te ardhmen, se per te shkuaren e larget kemi 25 vjet qe shkruajme e perserisim po te njejtat gjera. Filloni djema merruni me keta 25 vjet, eshte koha, eshte e shkuar e afert e mund te gjeni me lehte fakte e dokumente. Duhet te shpetojme sa me pare nga ky kaos, nga kjo gjendje qe duket si e pashprese.

  3. Lida Al says:

    Po viktimat e ketyre 25 vjeteve, qe nga 2 Prilli, te zgjedhjet e 96, viti i mbrapshte 1997, Kanali i Otrantos, viktimat e panumert te anijeve e gomoneve, pastaj Gerdeci e 21 Janari, te zhdukurit me qindra ketu e neper bote, femrat e femijet e vrare, te grabitur e dhunuar sistematikisht e te tjere, e te tjere, kur do do te perkujtohen, kur do ngrihen muze, permendore e memoriale per ta? Jane shume, jane me mijera, nuk jane sa ata te viteve te komunizmit. Dhe se fundi kur do te behet bilanci i tyre? Filloni ju gazetaret me investigimet. Se ata te periudhes se komunizmit jane te evidentuar dhe ju i gjeni lehte neper arkiva e dokumente. Eshte koha te mendojme per te ardhmen, se per te shkuaren e larget kemi 25 vjet qe shkruajme e perserisim po te njejtat gjera. Filloni djema merruni me keta 25 vjet, eshte koha, eshte e shkuar e afert e mund te gjeni me lehte fakte e dokumente. Duhet te shpetojme sa me pare nga ky kaos, nga kjo gjendje qe duket si e pashprese.

    Ju lutem mos e censuroni komentin tim

  4. Nene Pashako says:

    Menyra si po trajtohet kjo nisme dhe qellimi vene eshte katastrofe NJERZORE,
    eshte vetevrasie e POPUJVE, vecanerisht e popujve te vegjel, si yni.Nje vellavrasie e LIGJERUAR.
    Pse nga xhvarrosni te renet?! pse i RIVRINI ATA.
    Lini ligjin te beje punen e tij me kriminelet dhe kaqe.
    Po na beni te ulurasim: “Bir Selmani nenes ke te qaj me pare”…
    .Po ushqehet VETEVRASIE totale- BOTERORE !
    C’behet keshtu?!
    … Me komentin e komentues Lida, jam .Njerez te shumevuajtur Vertet, na DEGJONI .
    Nene Pashako.

  5. Mentari says:

    Akoma keni frike te permendni emrin e shkerdhates dhe Monstres Hoxha por po na tregoni se cberi Stalini etj atje kurse ate qe beri Monstra Hoxha ne shqiperi po e kaloni ne heshtje.Monstra shqiptare e ka kaluar shum here Stalinin per nga numri I popullsise.Shqiperine e gjeti fatkeqesia nga njerezit kacake Kok Lash e Kok More, Jugista me atishqiptar qe ka pare ndonjehere Kombi shqiptar.

    1. kuc he dreq says:

      T’u mbaruan ilacet e depresionit per sot, mor HALABAK ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje