Reagon ambasadori i Shqipërisë në Kinë, pas takimit të Ramës me diplomatët: Ja çfarë ndodhi

24 Gusht 2017, 21:07Politika TEMA

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja, është i pari ndër ambasadorët, që me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar pas takimi të sotëm me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Punëve të Jashtme, dhe me ambasadorët e Shqipërisë.

Në shkrimin e tij, shpjegon disa prej arsyeve se përse kyeministri Edi Rama dha një mesazh të mirë, të drejtpërdrejtë dhe mjaft modest.

Statusi i plotë: 

Kryeministri Rama dhe të vërtetat mbi Diplomacinë Ekonomike.

Nuk lexova asnjë prej komenteve mediatike që pasuan takimin e sotëm të KM Rama me krerët e misioneve diplomatike. Nga eksperienca më rezulton se fillimisht është më mirë të mos ndikohesh prej zërash që në vrullin e parë vijnë prej shtysash e interesash nga më të ndryshme. Pastaj, e përse t’i lexoja kur isha vetë atje? Madje jo si vëzhgues por si ambassador, pra si objekt i mesazheve të kryeministrit.

Pa ju lodhur: mendoj se KM sot mbajti një fjalë të mirë. I hoqi (ose rihoqi) petën një lakrori mbushur me lloj-lloj lakrash, barërash, hithrash e përbërësish, ku ca janë të shëndetëshme e lehtësuese, por ama shumë të tjera janë ferra, gjemba e mbetje krejt të padobishme,madje të dëmshme për shëndetin ekonomik e kapacitetin zhvillimor të vendit.

E para zoti Rama ishte i drejtpërdrejtë por edhe mjaft modest. Ai as u mundua ta përvetësojë këtë nismë. Ta quajë atë një ide të porsalindur, apo një ..shpikje të vetën. Ai vetë solli në vmendje që me këtë temë janë marrë më përpara liderat e qeverive. Ideja dhe kërkesa është e njohur –tha ai. Ai u ndal te rezultati. Dhe këtu të gjithë bien dakord se rezultati është më së paku ..jo ai që pritej.

Së dyti, KM ishte krejt realist në mirëkuptimin e vet se rezultati (i investimit të huaj apo tregtisë me jashtë) nuk mund t’i faturohej njëanshmërisht vetëm një faktori: punës së Shërbimit të Jashtëm. Ai deklaroi se njihte edhe gjithë difektet e hallkave të tjera relevante në process. Por askush s’mund të mohojë se puna e përfaqsive tona dhe shërbimit të jashtëm ka një rol kyc në jetësimin e projekteve dhe flukseve të bashkëpunimit. Sektorit të jashtëm madje i kërkohej të kontribuonte edhe këtu: të sillte eksperiencat më të mira nga praktika e huaj. Pa hezituar të prekte cdo strukturë që ka ndikim, qoftë ajo edhe pranë zyrës së KM vetë.

E treta, Kryeministri as njollosi e as mohoi punën dhe performancën e përfaqsive “në aspektet e tjera”. Përkundrazi ai tha se pjesa rutinore, shkresore, konsullore, bëhej mirë. Madje kishte shënuar progres. Por vuri gjithashtu në dukje se kjo për një vend si Shqipëria ishte krejt e pamjaftueshme. Ne nuk jemi as një vend-fuqi e madhe që bëjmë politika globale dhe as ndonjë vend I vogël dhe I humbur, që kërkon identitet, apo që sforcohet për status, njohje apo halle të posacme politike. Efekti më i mirë që presim të marrim nga diplomacia është ai ekonomik.

Zoti Rama nuk ishte aspak arrogant, (në atë pozicion unë mbase do të isha pak më i ashpër). Ai thjesht solli në vemendje dicka që kushdo e sheh dhe e prek nga përfaqsitë tona. Shpërfillja, anashkalimi dhe inkompetenca në trajtimin e aspektit ekonomik të diplomacisë. A nuk jeni dhe ju dakord që së paku gjysma e përfaqsive kanë problem me këtë punë?..

Nuk pashë as “fshesë të hekurt” e as arbitraritet në fjalën e KM. Sepse as nuk “piketoi” e as nuk dënoi njeri. Ndëshkimi (por edhe promovimi e vlerësimi madje edhe shpërblimi) –sic la të kupohej ai –do të vinte natyrshëm si rezultat I dy hapave që për cdo menaxher janë më se normale: analizës së thellë të performancës diplomatiko-ekonomike –me pjesmarrjen dhe përgjegjësinë e të gjitha hallkave (përfshi edhe ministritë, agjensitë qëndrore deri dhe zyrën e Kryeministrit). Dhe”leximin” e performancës cdo 3 muaj për secilën përfaqësi dhe shërbimin e jashtëm në përgjithësi. Cfarë ka këtu të ..pa-arësyeshme? Ose jo-legjitime?

Pse ishte i dobishëm ky takim?

Për të gjithë parashtrimin si më sipër. Por edhe për theksin që sjell në vemendje. Rezultatin ekonomik, pra në investime, tregti, punësim e të ardhura. Në se gjithshka do të ndiqet seriozisht dhe në një qasje holistike (pra që nuk do të kursejë asnjë hallkë të administratës e qeverisjes) mund të jetë edhe një .. pikë kthese.

E dyta, për nënvizimin e nevojës për një analizë të thellë –si për justifikimin real të mbajtjes së shërbimit diplomatik në shtrirjen që ai ka sot, ashtu edhe për krijimin e një standardi matje të performancës. Më ka pëlqyer gjithnjë përpjekja e shtetarëve për t’i hequr “diplomatëve të mëdhenj” shqiptarë vellon e “sofistikimit professional”, argumentin e një elitarizmi fals për shkak të rolit të tyre të padukshëm, të paprekshëm, të pamatshëm, të një “pune të hollë” që vetëm ata e dijnë, vetëm ata e cmojnë dhe ku të tjerët ..as që duhet të ndërhyjnë. Shpesh e gjithë kjo reduktohet në njohjen vetëm te një ..anglishteje. Në një të folme të lirshme të saj dhe në disa gjeste, maniera e imitime, thjesht për shkak të qëndrimit shekullor nëpër kryeqëndrat e botës. Ndërkohë që rezultati në ekonomi e zhvillim të vendit është dicka shumë afër ..zeros.

Po a është cdo gjë e mbuluar dhe e zgjidhur pas kësaj fjale e këtij takimi? Sigurisht këtë nuk mund ta themi. Eksperienca ime e gjatë me Diplomacinë Ekonomike më ka bindur se produkti i saj (në kuptimin e “ngjitjes”, rezultatit final), vetëm pjesërisht varet nga puna e përfaqsive tona jashtë, e ca më pak varet nga shkëlqimi i “Shkëlqesive” jashtë. Në masë të ndjeshme jetësimi i flukseve financiare, industriale, teknologjike, e tregtare, përcaktohet nga funksionimi i gjithë makinerisë ligjore, administrative e vendimmarrëse te Shqiperise si vend pritës. Nga qartësia e procedurave, transparenca dhe përgjithësisht klima në mbrojtje të investitorëve. Varet edhe nga cilësitë, shkollimi, kapaciteti e motivimi I njerëzve që emërohen në poste diplomatike. Emërim ky që nuk e bëjnë ambasadorët. Madje këta të fundit, nga emërime të tilla shpesh i “pjell belaja”. Se ju duhet të përplasen përditë jo vetëm me paaftësinë e tyre por edhe me paudhesi, manovra e intriga të vogla e të cuditshme (shumica e të cilave sigrisht vijnë prej inkompetencës dhe mosplotesimit të asnjë kriteri). Eshte pra nje perballje shume komplekse. Dhe kjo padyshim përbën një sfidë shumë të vështirë të shtetit e qeverisë së re. Kërkon një aksion të gjerë, të thellë e të sinqertë. Pjesë e të cilës –mendoj se ishte edhe ky takim.

22 komente në “Reagon ambasadori i Shqipërisë në Kinë, pas takimit të Ramës me diplomatët: Ja çfarë ndodhi”

    1. Vlora1912 says:

      Nuk e njoh Selimin, e aq me pak cilesine e punes se tij si ambasador…
      Poooor fakti qe ky individ(po e quaj keshtu) hapet b*thesh publikisht dhe deklarohet kaq pro km, direkt pas takimit, me ben te mendoj se Selimi ska asgje prej Diplomati..

      Deklarime te tilla publike, flak per flak, dhe ne forem b*lepirjeje, nuk i ben nje ambasador ne detyre por nje militant partie…nje selim partie…qe do te gjerb ende nga siset e Lopes Shtet..

      Sa per punet/paudhesite e ambasadave dhe personelit te tyre me sakt e flasin me sakt emigrantet shqiptar te shperndar ne gjith boten..

    2. Janullatus says:

      Qaj Selim i nenes qaj…..po ti nuk ishe zv.minister apo varja?
      Po Inid Paskallitos Milo keni mbajte ne trup diplomatik. 13 vite sherbim vajxa e vodel e babit dhe gjithe kohes jashte shtetit sa ne zvicer, gjermani, bruksel prap gjermani. Nuk jetohet ne shqiperi o Ba….na siguro nje pune jashte shteti o Ba..
      .po te na mbaje shteti ne pune o Ba….se jemi debile o Ba….ku do ushqehemi po sna dha buk ky shtet i qelbur o Ba…..
      Fol hapur dhe me emra Selim djali. Vajza e Kadarese ngeli maje ambasadash dhe ne maje te kockes se arabeve.
      Nuk behet diplomaci me.qaramane qe e urrejne dhe nuk e duan kete vend, por qumeshtin ja duan fshatit ama……

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Epo mire o Selim Trimi, e sigurove edhe nje te ndenjur tjeter.

  2. tfgs1 says:

    hahaha,ambasador nje…………..”selim”!o Zot cfare kulture apo identiteti do ti tregojme botes kesisoj ”selimoambasadore”!!!!???

  3. j says:

    A keni vjedh gjo me ?

  4. Studenti says:

    Selim Belortaja, o Plaku Xhuxhumaku, nuk ka nevoje ta siguroje dhe nje mandat me komentet e tij dinjitoze. Ai eshte nje figure e njohur, jo vetem nga ekspertet e shquar te ekonomise, por dhe diplomat kalibri. Bravo u qofte atyre qe vendosen te cojne me ne fund personalitete si Belortaja ambasador ne nje vend si Kina. Dhe i behet nder kombit, vendit.
    Shqiperia ka nevoje per njerez te mencur e patriot si Selim Belortaja, shembelltyre e gjithckaje te persosur: modelit te profesionalizmit, ndershmerise.

  5. Taku says:

    Po shko mor Selim e ban shurren, ti do te ishe nder te paret me u heqe por ti b.lepires i klasit I dhe noton ne cdo rrethane.

  6. ben says:

    Selim Belortaja dikur i puthte bythen Sales dhe sot na qenka kthyer me Ramen. Ne fakt ketu ka thene te verteten

    1. xhevit says:

      Dhe jo vetem Sales, por edhe Ilir Metes, Fatos Nanos dhe te gjithe te tjereve…nje nder me te leshtet dhe te pa-aftet…i kam dhjere diplomat qe ka….diploma ka dhe nard ndoka me shoke……

  7. Martin says:

    Selim, sikur ke qene nga e djathta…e paske dredhur? Per me teper, ato verejtje dhe ‘keshilla’ ishin edhe per ty, apo jo? Nese e ndjen qe KM ka te drejte dhe foli hapur atehere jep doreheqjen.

  8. Illyrian says:

    Selim, je bere pak pis te hunda, ke dicka ngjyre kafe.

  9. Curro Imenes says:

    Po mire o ambasador po si nuk u ngrit nje nga ju dhe ti thoshte o zoti kryeminister po ne te kemi nderuar qe nuk te kemi sjelle asnje biznesmen serioz ne Shqiperi se po te vinin do perplaseshin me ministrat qe duan perqindjen e tyre, me administraten e paafte qe ke ngritur e me sa e sa te tjera. Pra ne o i nderuar te kemi shpetuar surratin

  10. Shoku shpati says:

    Partia ime me denon
    Ti selimi do ikesh i pari.

  11. analisti says:

    Selimi me kete kumtim i beri Selam LSI. si kokrrat e tespies te plakur Mere do ikin te gjithe keta te LSI. Por servilizmi eshte me i kes se cdo fenomen tjeter shoqeror perfshi edhe korrupsionin, ndaj vemendje Z. Kryeminister ndaj kesak rrace. ky robi eshte futur ne sherbimin diplomatik pasi sherbeu si drejtor i Autoritetit Portual dhe pastaj zv/Minister i Jashtem dhe pastaj iku ambasador.

  12. Aureli says:

    Sa bythlepires e pa karakter.

  13. Emigranti says:

    Edi Rama eshte politikani me hipokrit ne historine e Shqiperise postkomuniste.
    Hipokrizia e tij me e kulluar çfaqet ndaj Evropes dhe diaspores.
    Edi Rama nuk e do Evropen as diasporen, ai eshte e kunderta e tyre.
    Samiti i diaspores i vitit te kaluar ishte nje mashtrim gjigand, per te mbuluar faktin qe te vertetat e hidhura te politikes shqiptare nuk duhet te thuhen.
    Ministria e re e propoganduar per shqiptaret jashte Shqiperise do te jete per tu hedhur hi syve atyre qe per njemije arsye mund te besojne me idealin e shpreses. Por, ne se Edi Rama nuk ngjall dot besim te populli qe eshte akoma ne Shqiperi, si mund te ngjalle besim te shqiptaret kudo ne bote?

  14. NA says:

    djathtas apo majtas Selimi, kujt i intereson, persa kohe duhet te perfaqesoje edhe shume me sh se te dyja kahet e politikes?
    Sa mire qe e lexova sepse kuptova nje tjeter faqe te asaj cka lexova dje te pasqyruar ne shtyp.
    Dhe meqe ra fjala, sa e veshtire eshte te kuptosh te verteten e nje fjalimi kur lexon lajmin (kudo ku e lexon)!!! do thoja qe kemi nevoje per lajm se pari. ju lutem, interpretimin shtojeni para ose pas tij!

  15. erioni says:

    Selim, Selim, Selim. Ti qerrata qe nxirrje nga arkivi gjithe ate fjalor poshterues per Sali Berishen, aq sa nuk kishe nje te dyte qe te te konkuronte, kur beri LSI “paqe” per placke me PD, u bere zv minister. Askush nuk e besonte qe ti “armik i betuar” i Berishes do beheshe pjese e qeverisjes se tij. Dhe po prap ti, ti, ti del e thua se sa bukur foli KM/ Hipokriti Selim, kjo qe po ben ti nuk eshte “diplomaci”, po legenllek. Te te them qe mos e shit vehten kaq lire, ty nuk te ka ngelur me cmim. Ose me sakte ti ofrohesh veresie se nuk shkembehesh as ne te holla e as ne natyre. Qerratai Selim, turpi eshte per burrat, jo per ty. Qe te behesh me i besueshem, fillo te shash Ilir Meten. Ai e ka fajin qe te beri ambasador pasi te nderseu barbarisht kunder Berishes. Keshtu mund te te marre me sy te mire Edi. Keshtu mbase e shtyn dhe ca te jesh ambasador o njeri qe nuk di pse rron. Ah, me fal. Rron se i ke dhene fjalen vehtes qe do te vetedegradohesh aq sa gjithe fisi te te kujtoje ne breza si njeri qe nuk duhet te te ngjajne. I gjori ti

  16. GJINOJA says:

    Që Edi Rama i quajti të gjithë diplomatët leshko dhe e konsideroi punën e tyre “një vrimë në ujë”, ishte më se e vërtetë. Po si nuk u ngrit njëri e të kishte burrërinë t’i thoshte: “Z. Kryeministër, unë që sot jap dorëheqjen, nuk mund të punoj me një kryeministër aspak diplomat, arrogant dhe mendjemadh”.

  17. pro says:

    …farja fundit te gjithe nga PPSH kane dale..por Selim Belortaja tregon ,se eshte njeri me nivel..dhe ngjyrat e zhvillimeve diplomatike i klasifikon sipas realitetit kohor…

  18. Hasan says:

    E para , ky Selimi, qe eshte marre nje kohe te gjate me diplomacine ekonomike, nuk ka asnje lloj koncepti ne kete fushe, nuk di si jane te tjeret, qe nuk kane eksperiencen e Selimit.
    Qe te mos mbetesh injorant o Selim, diplomaci ekonomike bejne vetem shtetet e medha, shtetet si Shqiperia shume shume mund te bejne diplomaci tregtare, ndersa ajo per te cilen foli kryeministri ka te beje me investimet e huaja, qe eshte nje gje tjeter nga diplomacia ekonomike apo ajo tregtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje