Vlora, Fieri, Tirana…për qytetet që nuk janë më fshatra

25 Gusht 2017, 09:26Blog TEMA
Vlora, Fieri, Tirana…për qytetet që nuk janë më

Nga Edmond Arizaj

Kam një imazh të imagjinuar t Edi Ramës ku teksa i flisnin në vesh për kritikat, akuzat dhe sulmet ndaj shëtitores në Vlorë anës bregut të detit, do të ketë thënë: “Mos më çani kokën (më e pakta – shën. i autorit) me gjithë ata, vazhdoni, e dua të mbaruar!”

Ka bërë mirë. Teksa e sheh sot funksionale, atë që e quajnë Lungomare, thjesht e shijon. Sigurisht që ka vend për plot kritika, meqë jemi të aftë në çdo fushë, por nuk do ta bëj. Ajo e ka zbukuruar vendlindjen time, e ka sjellë në qytetërim, e ka nxjerrë nga zgafellat e rrëmujës, grabitjes e trimërisë së kotë dhe i ka dhënë hijeshi. Një zhvendosje e plotë e qytetit përballë Karaburunit dhe Sazanit.

Është vepra e parë e vërtetë për Vlorën që prej kohës kur isha “Pioner i Enverit”. Dhe është e bukur. Nëse është abuzuar me fondet, kjo është punë për Erion Braçen. Vlonjatët kanë diçka të bukur me të cilën mund të mburren më në fund. Tanimë u duhet ta mirëmbajnë dhe mos të hedhin ç’kanë në duar në tokë. Bashkë me Bashkinë. Sepse pastërtia është bukuri më vete. Bukuri them! Pastërtia të mbush me frymë, të pastron sytë e të lezeton lëvizjen. E ndjeva në Korçë. Ai parku i Korçës… e pata zili sepse nuk mund ta kem përditë. I rregulluar si me dorë, i pastruar si me kompiuter. Ishte vërtet bukur, mrekullisht bukur.

Korçarët kanë qenë përherë qytetarë, por tani kanë edhe një qytet ku mund të “shprehin” qytetarinë e tyre. Punë e mirë. Aq e mirë sepse edhe “zgarat korçare”, një shprehi gastronomike jo dhe aq simpatike e jetës tonë urbane, nuk dukeshin askund. Si duket janë zhvendosur të gjitha në Tiranë. E në fakt, ndryshe nga zgëqet, cepat e bodrumet e pallateve ku ushtrohej “zgara”, aty tek Pazari Ri dhe ja vlen. Ka më në fund kryeqyteti një pikë orientimi përveç atyre të komunizmit bashkë me Skënderbeun. Po edhe sheshi është më bukur se ajo gjëja që ishte. Qindra e mijëra njerëz në ditë që kalojnë kohën aty, na e thonë këtë pa folur. Sikur e ka lehtësuar peshën e liqenit artificial. Ka abuzime? Drejtohuni tek Braçe, ai të jep përgjigje të saktë. Duhet ta mbyll shpejt me Tiranën, sa pa u kujtuar kush është kryetar bashkie, që mos të prish premtimin e shkrimit, sepse dreqi e marrtë është votuar për kryetar bashkie, jo për shoëman. Bëje mor burrë një ditë pushim! E prisha, por fare pak besoj.

Qyteti tjetër që desha të përmend nga ata që pashë këtë verë, është Fieri. Nuk ishte më një qytet i vjetër e i rrjepur. Me përjashtim të shoferëve që kishin marrë zakonet e vlonjatëve, Fieri kishte një pamje të re. Nuk ishte “vënë dorë” sa për të kaluar rradhën. Po kthehej edhe Fieri nga një qendër e madhe fshati, në një qytet me erë, pamje dhe ngjyra. Por pa u bërë bypassi, më mirë të vizitohet në dimër, në ndonjë ditë me diell…

Ccfarë është tokësore, sado perfekte të duket, ka gjithnjë vend për “më mirë”. E nëse është fjala për punë shqiptare, kjo është e paevitueshme, përfshirë këtu dhe prirjen e madhe për ta parë cinikisht ccdo punë të mirë që bëhet. Dhe unë s’kam hiç dëshirë ta bëjë këtë. Qytetet, ato që pashë unë, kishin ndryshuar pamje. Sikur po u hiqej ajo veshja gri rurale që mbanin prej vitesh nën tranzicion. Njerëzit kishin nisur të përshtateshin me të renë, po ndryshonin edhe ata.

Gjithmonë kam qenë i bindur se njeriu nuk ndryshon duke parë përditë bajga lopësh, s’ka rëndësi nëse i sheh në kalldrëmin e katundit, apo asfaltin e qytetit. Dhe ne na nevojitet kaq shumë ky ndryshim! Nuk do bëhet shpejt, por të paktën ka një hap. Një hap të mirë që mund ta prekim, ta shohim dhe ta shijojmë. Pas 25 vjetësh, qytetet po dalin nga e hirta e mureve, rrëmuja e fshatit, dhe punimet e nxitimta sezonale. Bashkë me to duket se edhe shqiptarët do nisin të heqin shajaket dhe opingat. Gjë e mirë.

22 komente në “Vlora, Fieri, Tirana…për qytetet që nuk janë më fshatra”

  1. vera e nxehte says:

    Mos Edmond, nuk duan shkrime te tilla ca. Ja e do Paloka kete pamje, po Artan Fuga aq i ndyre ne shprehje, po Xhevdet Shehu qe i ka hyre me “rrenje” historise ashtu si e do vete? Mire Lubonja se do kete pesuar ifarkt. Ku i duan ata keto; ata duan te shajne e ofendojne se e mira u vret syte e i qorron , u qorron dhe mendjen, se varet nga shpirti cinik dhe dashakeqes qe kane per personin qe i ben punet me mire dhe e perçmon te keqen duke e mundur. Eshte e vertete ajo qe shkruan. Po te shikosh gjithe qytetet e Shqiperise nuk bien me era presh Lushnje, por jane kthyer ne qendra harmonizimi me shije qyetare. Keshtu do pershtaten dhe qytetaret me ambjentin, keshtu do ndryshojne. Vetem per pak vite. Po sikur te ishte punuar keshtu per 27 vjet?!.

  2. Daniel Eggers says:

    Ja vlen te lexosh keto rreshta dhe ti vizitosh qytet po ashtu. Njerezia shkon e komenton vetem te lajmi i Zi dhe “pengjet” e politikes ne Shqiperi.

  3. Skënderbeu says:

    Ky po që është hartim i denjtë për shkollën 9 vjeçare. I tipit futja kot por mos thuaj asgjë që mund të mërzitë partinë.

    1. Gjergj Kastrioti says:

      Mos je gje Saliu ti qe e mban veten per Skenderbe? Skenderbeu nuk ishte nga Vicidoli mer tyc!

      1. Skënderbeu says:

        Si ti përgjigjesh trapave si puna jote që përsëritin vetëm një gjë tërë kohën. Nuk ka rëndësi nga vjen për të qënë trap, mund të jesh nga Vucidoli, Mokra, Kuçi apo Vermoshi. Skënderbeu ishte nga Kruja, po sa figura të nivelit të tij ka nxjerrë Kruja në 6 shekuj pas tij, e sa trapa si puna jote? Shumë më tepër trapa e dimë të tërë. Nuk kemi çtë bëjmë duhet të presim ndoshta dhe ca shekuj të tjerë të ulet numri i trapave që lanë pas pushtuesit osmanë.

  4. perkthyesi says:

    Bukur! Realitet i prekshem! Qytetet po ndryshojne per mire, dhe kjo duhet evidentuar! Pergezime per shkrimin! Me sa duket, periudha Berishiste mori fund!

    1. Sali berisha says:

      a i paski rregullue parçet a!

      prisni prisni se kam me ja u tregue mir parçet tuja sa me fitue prap demokracia ime.

  5. TruthHurts says:

    Ehhhh po kshu eshte kur njerez pa ide e vision e pa ditur asgje nga urbanistika bejne projekte, apo shkrime si ky…rruge me nje korsi qe kur nje autobus ndalon te tjeret mbrapa varg…kur nje mjet prishet…te tjeret duhet te prishen se nuk parakalojne dot…po kur nje ambulance apo zjarrfikes do ti sherbej dikujt te presi ne trafik se nuk parakalon dot…kjo eshte ajo qe keni bo…ahhh keni mbjell pisha mu ne mes te nje trotuari 1 metrosh…idiotsi totale

    1. TruthHurts!!!! says:

      Meqe ti qenke “njeri me ide dhe vizion” ose “vizionar cinik” a ke ndonje opinion per kreyveprat e “zgjuara” e Saliut apo Metes?
      Po te kesh parasysh qe krimineli i Viciolit dhe hajduti i skraparit vetem masakruan qytetet duke i kthyer ne fshatra plot me bajga ne 25 vjet kjo jo vetem eshte nje kryeveper por me vizion qe jep shprese. Ne nuk kemi kellqet e Gjermanise apo Amerikes qe ti bejme me 10 korsi gjerat por per mundesite qe ne kemi ky investim eshte jashtezakonisht i sukseshem i vleresuar nga te gjithe ata qe e vizitojne dhe para se gjithatsh Vlonjatet qe i dhane voten Edit si asnjehere tjeter.

      1. Ylli says:

        O Truthare ……si palmat qindramije euro te rruges Tirane – Durres.
        E keni zakon te shani Berishen ashtu sikur baballaret tuaj Zogun ,te cilet edhe pse ishte viti 1989 ,krahasimet i benin me vitin 1938.
        E para ne Tirane…..ke lagjen Komuna e Parisit ,e ideuar dhe dhene lejet e ndertimit 95% nga Edi jot qe nuk eshte nga Vucidoli.
        Po ne Tirane ke leje ndertimi ne mes dy pallateve te dhena po nga Edi jot qe nuk eshte nga Vucidoli.Jane me dhjetera leje ndertimi te tilla qe i zune frymen dhe hapesirat lagjeve.
        Meqe je majtist ,te kujtoj qe plazhi Durres – Golem u masakrua dhe lejet e ndertimit u dhane nga socialistet e ty me ne krye Fatos Nanon dhe te famshmin Koka .E gjithe ajo poshtersi filloi ne 1998.Eshte kryevepra socialiste ne territorin shqiptar.
        Qe te shijosh Lungomaren Korcen ose Fierin duhet te shkosh njehere atje dhe doni apo nuk doni rruget i ka bere Qeveria Berisha i cili eshte nga Vicidoli.Edi juaj qe nuk eshte nga Vicidoli deri tani ka shpallur nja 10 tendera por rruge…..as edhe nje meter.
        Meqe ty dhe autorit LejFenist ju pelqen sheshi ,po te bej nje pyetje ….a ke pare ne bote sheshi me malore ???Vetem pote jesh vlonjat e te me thuash.,kam pare e kam ngrene. A ke pare ndokund ne bote qe ne ndertesat historike qe rrethojne sheshet qendrore te mbillen para tyre peme te larta.Per cfare ?? Qe te mos ti shohim. ??? Shiko para P.Kultures ,Muzeumi ,para bankes jane mbjelle peme te larta .Sheshi nuk eshte park por shesh te cilin pwr shkak te parkingut e bene pershesh.
        Apo te pelqen stili bej nje pune dhe jep 100 leje ndertimi.Ishte stili i Edi qe nuk eshte nfa Vucidoli dhe i Lali Erit qe dhe ky nuk eshte nga Vucidoli.
        Punet ne qytete me pelqejne shume por vleresoni dhe njeriun i cili beri te mundur qe ne Prishtine te shkohet per 2 ore nga 12 ore,ne Korce per 2 ore e gjysem nga 5 ore dhe ne Vlore per 2 ore nga 4 ore.
        Po nuk ju.pelquen rruget e Sales ,Krraba aty eshte ,edhe rruga e vjeter e Kukesit edhe rruga e vjeter e Vlores .Gjithesesi ju ne tru te vjeter dhe te lodhur jeni.
        Kur fillon rruga e Arbrit se ka 5 vjet qe fillon perdite.Po ajo Lin – PG mbaroi se do.behej 6 muajt e pare te qeverisjes se pare.??????

        1. Plaku me qeleshe says:

          Mire ne e njohim Ramen,per drogen korrupsionin, koncesioet,Facebukun etj por te vleresosh shpellarin qe donte portokalla ne tropoje dhe geshtenja ne vlore, duhet te jesh vete sali bisha qe truri shpellar nuk te ndahet.

  6. Flamur says:

    Po pse përmend Veliajn more. Ku e ka emrin ai mblidhen komentuesit me pagesë….si mizat mbi m*t.

  7. TruthHurts says:

    o kurva te temes…pse nuk e publikoni mesazhin…fuckers

    1. TruthHurts!!! says:

      Truth hurts! Une kam shkrujt 2 messazhe dhe nuk me eshte botuar asnje. Ti te pakten i ke 2 mesazhe te botuara. E paske bo balte me mesazhe ti? S’ke pune tjeter mer tyc!

  8. sapa says:

    Asnje bulevard i bukur nuk e zevendeson Shtetin kete fjale te shenjte qe ne shqiperi nuk ekziston!

    1. mirel says:

      Shume e drejte. Do te doja ti rezervoja komentet e mia pas ketij percaktimi kaq te sakte.
      Po nuk rri dot pa shtuar se asnje shtet nuk mund te ndertohet me kaq shume lavire dhe idiote ne rradhe qe presin vemendjen e pushtetit si puna e ketij hajvanit qe shkruan kete cope pacavure.
      Nje gje me vjen cudi: E kane para gje Vloren me sy para 90es sa e bukur ishte?
      Po na e shesin shkaterrimin dhe betonizimin e perles se quajtur Vlore si gjene me te bukur qe kane pare ndonjehere.
      Kjo Vlora sot nuk arrin dot te mendohet si e bukur krahasuar me Vloren para Gjikes.
      Po ky palo pushti i pushtetit po na thote qe eshte me e bukur se kurre.
      Te vetmen gje qr kerkonin vlonjatet dhe me tej gjithe turistet qe vizitojne Vloren ishte rruga.
      Pikerisht kete gje qe nevojitej nuk e bene.
      Dhe thote pa pike druajtje,me idiotesine e njeriut qe pret shperblim qe Edi Ramuti ka te drejte ti thote te pakenaqurve “mos me cani koken”. As me shume e as me pak nga llogjika e nje halabaku te veshur me kostum.
      Triumf i harbuterise, Ramiu po zevendeson pak nga pak denjesisht Berishen.

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Paska perdor variantin apollonia
    Hidhe topin lart sa te mblidhen shoket
    Dhe vera e nxehte paska vrapu e para
    Po kur ka qene Fieri si fshat o blepires
    Edhe ne vitet e Dulles Fieri ka qene nje qytet i bukur.
    Po’ gjynah si paske rene nga durresi
    Ti ti thoshe nja dy fjale per kete qytet.
    Per velieren trotuare Anes rruges qe è Kane bere rrugen njekalimshe.

    1. Grigor says:

      Mbase Fieri vertet nuk ka qene si fshat, por Bregdetsja ne Vlore eshte bere sipas projekteve perendimore. Edi Rama nuk eshte as arkitekt as inxhinjer. Mbase eshte dhe trap. Kujt i plasi cfare eshte Edi Rama? U ka thene specialistave te bejene projektet, ka bere lobbing per fondet dhe u be shetitorja.
      Neper shetitoret anes detit kalojne me mijera kembesore dhe nuk behen rruget me dhjete korsi. Si do kalojne rrugen ata qe bejne shetitje apo ata qe banojne ne ato pallatet anes rruges? Apo me parashute? Te njejten rruge, kopje si Bregdetsja e Vlores e kam pare ne disa vende bregdetare, ku plazhet mbase jane skandal para Vlores, me batica dhe zbatica te papara, por ambjentet per argetim jane te shkelqyera, dhe vendi mbushet me pushues familjare. Ndersa ti dashke ta mbushesh rrugen me pordhacet qe duan te mburren me X5-sat dhe Audi-t qe ua kane blere baballaret hajduter.
      Pavaresisht se Edi Rama po merr pronesine e ketyre projekteve, nuk i ka bere ai ato. Ai mund te kete patur vetem nismen per te bere disa gjera, dhe te tjeret I bene. Ashtu sikur themi ne se hidrocentralet i beri Enveri. Ne fakt, Enveri I beri? Beri trapin. I beri djersa e ketij populli qe te tere e shajne, por harrojne se jane pjese e tij, me gjithe familje.
      Obama ishte tete vjet president I Amrikes. Mbani mend ndonje gje ju qe ka bere Obama? Presidenti I vendit me te fuqishem te botes? Ka bere vetem Obama Care me njeqind beteja, dhe tani Trump po ja hedh poshte. Ju dashkeni pordhe me rigon ne vendin me te leckosur te Europes. Problemi eshte se kritiket me te medhenj jane ata qe vete nuk kane bythe te bejne asgje. Para se te kritikoni Enverin, Saliun, Nanon, Meten dhe Ramen, shikoni veten tuaj dhe pyesni veten se cfare keni bere. Po qe se keni bere me shume se une qe nuk kam bere asgje, atehere bertisni sa t’ju haje fyti sepse keni te drejte.

  10. Milan says:

    Shkoni perpara z,Rama qente le te lehin.

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Grigor
    Skam fol per vloren fare ne komentin tim
    Per te tjerat te gjitha i ke thene drejte
    Edhe Obama ker
    nje lesh ishte si keto reformat Tona.

  12. Albi says:

    Grigor,Obama per tete vjet beri aq shume sa ti nuk e merr me mend.Atyre personave qe bankat ua merrnin shtepite per nje ose dy keste pa paguar u dha mundesine qe ti paguanin edhe me vone.Vendet e punes u hapen dhe njerezit filluan te rrisnin konsumin e tyre dhe ne kete menyre u rrit edhe mireqenia.Dhe me rendesishmja sistemi shendetesor kur me perpara njerezit detyroheshin te shisnin edhe shtepite per te perballuar semundje te renda dhe sigurimet private nuk i mbulonin,ndersa sot asnje kompani nuk te diskreminon ne rast se dikush ka histori te semundjeve te ndryshme.

  13. @autori says:

    Mbete pioner gjithe jeten a derebardhe..
    Dje “pioner i Enverit”, sot “pioner i Rames”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje