SHIFRAT/ Njoftim i rëndësishëm për maturantët, ja pikët dhe mesataret minimale për degën e kërkuara

26 Gusht 2017, 15:26Sociale TEMA

Në pritje të ditës së hënë, datës 28 gusht, kur duhet të shpallen listat përfundimtare të fituesve në universitete, kandidatët mund të përllogarisin vetë pikët për degët që kanë përzgjedhur, bazuar në formulat e gatshme.

Gazeta boton pikët e fituesit të fundit të raundit të parë nga viti i kaluar për universitetet kryesore në vend. Siç shihet, ato ndryshojnë nga dega në degë për shkak të kritereve të ndryshme.

Dukshëm, mesatarja e kandidatit të fundit është shumë e lartë, duke bërë që ai të rezultonte fitues dhe të zinte me gjasë edhe të dhjetë preferencat e mundshme deri në raundin e dytë, kur ai të vendoste regjistrimin në njërin prej tyre.

Këtë vit, kjo dukuri mendohet të shmanget me formën e re të regjistrimeve 48-orëshe, ku çdo dy ditë hapen vende të lira poshtë vizës së kuqe. I pari që ka shpallur aktualisht fituesit është Universiteti i Sporteve.

1 komente në “SHIFRAT/ Njoftim i rëndësishëm për maturantët, ja pikët dhe mesataret minimale për degën e kërkuara”

  1. Tarrasi says:

    Reforma “Rama” ngjan me shpalljen e rezultateve ne Komitetet Ekzekutive te Enverit.
    Sa shume kemi ecur para …!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje