I arrestuar për herë të tretë për rilidhje të paligjshme të energjisë, 52-vjeçari Luan Komani ju lut gjyqtarit të gatshëm ta linte në burg sepse sipas tij, ai nuk ka asnjë mundësi ta paguajë detyrimin prej 200 mijë lekësh.
“Jam me ‘Kemp’”, tha burri me prejardhje nga Përmeti që edhe pse më herët ka punuar si financier, tashmë nga papunësia, varfëria e ka vendosur me shpatulla pas muri.
“Unë dhe familja ime jetojmë me 27 mijë lekët e ‘kempit’ që më jep shteti”, tha Luan Komani.
“As vajzat, që të dyja studente, as gruaja, nuk po gjejnë punë dhe për shkak të borxheve kemi vendosur në shitje shtëpinë”, shkruan TopChannel.
52-vjeçari i tha gjyqtarin Julian Haxhia se për shkak të varfërisë dhe pamundësisë për të paguar borxhin e dritave ka tentuar të vrasë veten, por pas kësaj ngjarjeje i kishte dhënë fjalën policisë se nuk do dorëzohej.
Me kërkesë të prokurorit, Gjykata vendosi masën arrest shtëpiak ndaj 52-vjeçarit, i cili pas vendimit nuk shfaqi asnjë shenjë gëzimi që shpëtoi nga qelia.
hahahaha,pune arabesh varu kkkkkkkkkk……………….
Vajzat studente me siguri qe flasin italisht dhe ne firmat call center kerkojne gjithmone vajza dhe djem qe flasin kete gjuhe e duan te punojne aty. Shume familje e biznese jane te interesuar te marrin pastruese dhe gra qe kujdesen per pleq. Kjo eshte nje mundesi per tu punesuar keta njerez e keshtu do te ndihmojne veten dhe babane e semure.
Pse nuk vjedh dyqanet e ushqimeve ,pajisjeve,veshmbathjeve , etj. me qe je i varfer
dhe nuk perballon dot jetesen , por ke zgjedhur te vjedhesh energjine elektrike ?!
Nuk mallengjen dot askend me keto që thua , sepse keshtu iu mesoi baba Saliu… ,
nga kush e kerkon punen ti financier ?! Boll kemi paguar 27 vjet edhe per juve !
Dmth per ty ky eshte me i keq se pushttetaret hajdute qe as e kane pare as do e shohin gjykaten me sy?Dhe ti ke paguar per kete dhe ata hajdutet e vertete qe kane kapur shtetin nuk luajne asnje rol?
dhe Paskal Milo do para per ballo pastaj.
(Per te sqaruar edhe lexuesit e komentuesit):
Sa seriozisht e ka mar Gjykata dhe GazetaTema te shkretin. Luan Kamani ka vite qe zoti ja ka mar trute, ndersa keta e bejne personazh gjyqesh e gazetash.
Nuk eshte per t’u tallur !
Ata dy kukumjackat te shkojne ne pune !!