KESH ble 7.2 milionë euro energji për shtatorin, me kredinë e Bankës Botërore

27 Gusht 2017, 16:51Ekonomia TEMA

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se ka përfunduar procesi i blerjes së energjisë elektrike për muajin shtator, për të cilën u përdor një pjesë e kredisë së dhënë nga Banka Botërore.

Korporata njoftoi se ka blerw gjithsej 115,200 MWh sasi të energjisë elektrike ose kapacitetin 160 MW me një cmim/njësi mesatar prej 62.33 Euro/MWh. Shuma totale e shpenzuar është 7.18 milionë euro.

Banka Botërore zhbllokoi së fundmi një pjesë të kredisë për rimëbëkmbjen e energjisë, prej 22.4 milionë euro, që mund të përdorej për nevoja emergjence, çka i mundësoi KESH-it të hapë procedurat për blerjen e energjisë për muajin shtator, teksa si rrjedhojë e thatësirës, koorporata e ka të pamundur të prodhojë energji nga HEC-et e veta.

Krahas, KESH, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka hapur tender për blerjen e energjisë dhe të dy institucionet pritet të plotësojnë nevojat e muajit shtator. http://www.monitor.al/oshee-hap-procedurat-per-importin-e-shtatorit-ja-sa-energji-kerkon/

Deri tani, OSHEE ka përdorur fondet e veta, por nëse situata vazhdon do të detyrohet të preket dhe buxheti, teksa ndryshimet e fundit rritën fondet buxhetore rezervë në dispozicion të energjisë.

Totali i importeve ka kaluar për korrik dhe gusht mbi 50 milionë euro.

Fituesit e tenderit

KESH njoftoi se ofertat u hapën në 22 gusht, ku nga 28 kompani të ftuara 10  paraqitën oferta, konkretisht si më poshtë vijon:

GEN-I Tirana shpk

EFT AG

GSA sh.p.k

Future Energy AL

DEVOLL Hydropower sh.a.

AYEN Energy Trading sh.a.

NOA Energy Trade sh.p.k

A & A Group sh.p.k

HSE doo

Axpo doo Beograd

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave renditi ofertat duke nisur nga cmimet/njësi më të ulëta dhe kapacitetet përkatëse deri në sasinë e kërkuar nga KESH sh.a. dhe i dërgoi Bankës Botërore Raportin e Vlerësimit të Ofertave për dhënien e miratimit/”no objection”, sipas përcaktimeve të bëra në Manualin e Operimit.

Në datën 24 Gusht 2017, Banka Botërore dërgoi miratimin e saj/”no objection” në lidhje me Raportin e Vlerësimit të Ofertave të blerjes së energjisë elektrike nga KESH sh.a.-ja për periudhën kohore 01-30 Shtator 2017, prej nga KESH sh.a. vijoi me njoftimin e 7 shoqërive fituese.

Sasia më e madhe e energjisë u ble nga GEN-I, që ofroi dhe çmimin më të lirë prej 59.9 euro për MWH në total, gati 3 mln euro dhe kompania e dytë ishte GSA, nga e cila KESH bleu 1.85 mln euro. Nga kompanitë e tjera shuma ishte nën 450 mijë euro.

1 komente në “KESH ble 7.2 milionë euro energji për shtatorin, me kredinë e Bankës Botërore”

  1. inspektori rilindas says:

    pse bleu me kredi ?Rama ka qeveri te pasur ,pse mer kredi?!Prisni se skeni pa gjo akoma hehe si do i paguani keto kredi mer kok pllakator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje