Peleshi: Do të ketë shkrirje institucionesh, doganat dhe tatimet do të bëhen një

27 Gusht 2017, 11:05Politika TEMA

Ish-zv/Kryeministri, Niko Peleshi, paraljmëroi se do të këtë shkrirje të institucioneve me funksione të njëjta si dhe ata me shumë persona në staf, pasi sipas tij kjo është e panevojshme.

Teksa paraqiti raportin e tij për ristrukturimin e institucioneve në Asamblenë e Partisë Socialiste Peleshi tha se doganat do të bashkohen me tatimet.

“Rishikim të institucioneve, kemi një projekt rekomandimesh. Kemi arritur një formular me 341 institucione për të vazhduar punën për strukturën e re të institucioneve.

 Shqipëria ka numër të madh të institucioneve të varësisë, 500 institucione. Kemi 81 institucionet në shërbimet, 13 politik-bërje dhe 130 funksione mikse.

 Kemi një varitet të madh të institucioneve me punonjësit. 10% e institucioneve kanë më pak se 10 punonjës.

 30% e institucioneve kanë regjistra të dixhitalizuar, të tjerat nuk kanë. Nga 141 agjenci, ne propozojmë një projekt me 104 agjenci varësi. Kemi shkrirë agjensitë me më pak se 10 persona dhe kemi shkrirë ato që kanë funksione të njëjta.

 4 agjenci rajonale për shëndetësinë, 4 për arsimin, 4 për mjedisin, shërbimin social nga 12 në 4, degët e thesarit mund të bëhen në 4 nga 36 që janë sot.

 Propozojmë shkrirjen e drejtorive të bujqësisë, kalimin te AKU, statistikat kalojnë te bashkitë.

 Doganat do të bashkohen me Tatimet. Të ngrihet agjencia e mbrojtjes civile për emergjencat.

 Drejtoria e Akreditimit bashkohet me atë të Standardizimit. Te Ministrja e Zhvillimit Urban propozojmë shkrirjen e Entit të Banesave. ALUZINI integrohet te titujt e pronësisë” tha Peleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje