Rrëmuja me institucionet, Shqipëria nuk mundi të bëhet pjesë e statistikave të Eurostat

28 Gusht 2017, 11:41Ekonomia TEMA

Teksa vendet e Rajonit janë bërë pjesë e raportimeve statistikore te Institutit Europian të Statistikës (Eurostat), Shqipëria ende nuk e ka mundësuar ketë pjesëmarrje, kryesisht nga rrëmuja e institucioneve publike që prodhojnë statistika.

Banka Botërore në një analizë që i ka bërë projektit të saj për menaxhimin e financave publike në vend vëren se, INSTAT është përfshirë në një projekt që ti bëjë të dhënat në përputhje me Manualin e Statistikave Financiare të Qeverisë 2014 (GFSM 2014) dhe me Sistemin Evropian të Llogarive Kombëtare dhe Rajonale (ESA 2010). Por vonesat në zbatimin e këtij projekti ka bërë që INSTAT nuk mund të transmetonte deri në fund të vitit 2016, ndonjë tabelë apo të dhënë në EUROSTAT.

Një grup pune me përfaqësues të INSTAT, Ministrisë së Financave dhe INSTAT është ngritur sakaq për të përpiluar një listë me njësitë institucionale dhe njësitë e sektorit publik.

Gjithashtu gjatë vitit të kaluar është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të përcaktimit të përgjegjësive ndërmjet INSTAT, Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave për përpilimin, përhapjen, transmetimin, ndarjen dhe shkëmbimin e të dhënave.

INSTAT duhet të hartojë dhe transmetojë të dhënat e SFQ sipas kërkesave të programit të transmetimit të ESA 2010, që aplikon Eurostat.

Vendet e Rajonit, Serbia, Maqedonia, Mali i ZI dhe Turqia janë pjesë e raportimeve në pjesën më të madhe të botimeve të Eurostat.

Statistikat e bollshme dhe cilësia e tyre ndër të tjera janë një problem që Shqipëria nuk ka mundur ta përmirësoje në standardet që kërkon koha. Fondi Monetar Ndërkombëtar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë iniciuar mbështetje teknike dhe financiare, një pjesë e të cilave janë duke u zbatuar nga INSTAT.

Integrimi në BE kërkon ndër të tjera një përputhshmëri të raportimeve statistikore të Shqipërisë me ato të BE sidomos në lëmin e llogarive kombëtare.(Monitor)

1 komente në “Rrëmuja me institucionet, Shqipëria nuk mundi të bëhet pjesë e statistikave të Eurostat”

  1. analisti says:

    A e dini pse nuk adoptojne standardin ESA 2010 se menaxhimi i financave publike nuk behet mbi bazen e statistikave reale por perdoret metoda qe ndoqen Greket ne 15 vjet rreshte duke raportuar shifra jo reale te ekonomise. kete po ben edhe qeveria nepermjet Ministrise se Financave. nese thone qe niveli i borxhit ka rene 68% te GDP kjo e dhene bazohet ne shifra te rreme pasi nese huamarrja e huaj rritet dhe niveli i papunesise shtohet, ekonomia nuk prodhon dhe konsumi bie rrjedhimisht borxhi publik duhet te pesoje rritje dhe jo ulje. tullumbacja e genjeshtrave me rritje ekonomike dhe ulje te borxhit publik do te plase nje dite (kjo eshte arsyeja qe pezune dhe FMN), njelloj si ne Geqi dhe pasojat do ti shikoni vete. ndaj Rama nese nuk do te kete fatin e Geqise te therase FMN dhe te lere ata ta drejtojne financat publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje