Flakë tek Kisha e Laçit, rrezikohet nga zjarri i përmasave të mëdha

29 Gusht 2017, 16:36Kronika TEMA

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pak minuta më parë në një zonë pyjore fare pranë Kishës së Laçit.

Bëhet me dije se flakët po përhapen me shpejtësi sepse favorizohen nga era dhe po rrezikojnë të djegin disa banesa dhe Kishën e Laçit.

Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, por ajo ka shkuar me vonesë, pasi zjarri tashmë ka marrë përmasa të mëdha.

Nga ana tjetër, banorët e zonës po përpiqen që të shuajnë flakët me mjete rrethanore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje