INTERVISTA/ Deputeti i PD-së tregon paratë: Jam i pasur, të rrallë politikanët që nuk janë pasuruar. Ja sa harxhova që të hyj në politikë

29 Gusht 2017, 13:46Politika TEMA

Pozicioni i deputetit, sigurisht që lakmohet nga mjaft njerëz, sidomos vitet e fundit edhe nga biznesmenë.

I tillë është edhe rasti i Agron Shehajt, i cili vendosi t’i futej politikës duke kandiduar për Partinë Demokratike në qytetin e Vlorës.

Në një intervistë për GSH.AL, Shehaj tregon edhe raportin e tij me paranë dhe politikën.

(Pjesë nga intervista)

Si ishte kalimi nga biznesi në politikë?

Për momentin shumë impenjativ, për më shumë flasim pasi të kem hyrë në parlament.

Çfarë kërkon një person i pasur në politikë?

Do mundohem të bëj më të mirën për vendin tim. Dhe një ditë të kem mundë- si të krenohem për atë që do bëj.

A ke njohur deputet më të pasur se ty?

Fatkeqësisht ka me qindra politikanë shumë më të pasur se unë, madje mendoj se njerëzit më të pasur në Shqipëri nuk duhen kërkuar midis biznesmenëve.

Nëse po, kë?

Nuk e di.

A të bën të pasur politika?

Janë të rrallë politikanët në Shqipëri që nuk janë pasuruar, hyjnë pa shtëpi dhe bëhen më vila.

Sa lekë ke shpenzuar deri më tani për politikën?

Më pak nga sa kam harxhuar këto vite në aktivitete filantropike.

Në fakt, sa i pasur jeni?

Nuk besoj se ka shumë rëndësi.

Sa e lehtë është të jetohet në Shqipëri si pasanik?

Unë nuk bëj jetë pasaniku, janë të pakta lukset që i lejoj vetes.

 

1 komente në “INTERVISTA/ Deputeti i PD-së tregon paratë: Jam i pasur, të rrallë politikanët që nuk janë pasuruar. Ja sa harxhova që të hyj në politikë”

  1. Cuni i Tirones says:

    Vlonjat – Pasur dhe Politikan eshte si te bashkosh ne nje varke Dhine- Lakren dhe Ujkun.
    Prandaj, miku im, lere kete pune …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje