Zënia e një hapësire apo “rezervimi” i një vendi parkimi në rrugë nëpërmjet një gome, betoni a guri është një veprim, jo vetëm i paligjshëm dhe që cënon lëvizjen e të tjerëve, por edhe një veprim që sjell kosto dhe angazhim ekstra për ndërmarrjet e bashkisë.
Dy vjet pas nisjes së aksionit për lirimin e hapësirave publike, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës vazhdojnë të heqi çdo ditë nga rrugët, trotuaret dhe sheshet tonelata inerte që qytetarë të papërgjeshëm i përdorin për të zaptuar një parking apo për të bllokuar një rrugë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar disa foto nga puna e përditshme e Task Forcës së evadimit të inerteve, ndërsa shkruan se krahas punës së ndërmarrjeve bashkiake e rëndësishme është emancipimi i qytetarëve.
“Epoka e gurit nuk përfundoi se mbaruan gurët, po se njeriu u emancipua. Ende kolegët pastrojnë gurë rrugëve, beteja për emancipim vazhdon”, shkruan Veliaj.