FOTO/ Gratë vishen si murgesha dhe tentojnë të grabisin bankën, kërcenojnë me armë punonjësit

30 Gusht 2017, 22:20Bota TEMA

FBI ka nisur kërkimet për dy gra që ishin të veshura si murgesha dhe tentuan të vidhnin bankën në Pennsylvani.

Mediat e huaja raportojnë se incidenti ka ndodhur në bankën Citizens pranë Tannersville.

Policia njoftoi se dy gra të veshura si murgesha hynë në bankë dhe i drejtuan armën njërit prej punonjësve.

Ai aktivizoi menjëherë një alarm, i cili i frikësoi femrat duke i bërë të largohen me shpejtësi.

Është e paqartë nëse ato arritën aty me këmbë apo kishin ndonjë mjet që i priste, por hetimet po vazhdojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje