FOTOT/ Uragani në Harvey shuan familjen me 6 anëtarë, gjyshja përpjekje "titanike" të shpëtojë fëmijët

30 Gusht 2017, 20:11Bota TEMA
FOTOT/ Uragani në Harvey shuan familjen me 6 anëtarë, gjyshja

Gjashtë anëtarët e një familje që u shpallën të humbur pasi Uragani Harvey goditi Hjuston mendohet se kanë vdekur pasi nuk arritën të dilnin nga furgoni.

Një i afërm i tyre ka treguar për ‘CBS News’ se katër fëmijë të moshave 6, 8 14, 16 dhe gjyshërit e tyre u mbytën teksa përpiqeshin të dilnin nga uji.

Dëshmitari sqaroi se shoferi i furgonit po shkonte drejt një rruge në Greens Bayou, pasditën e së dielës kur u përball me ujërat që përmbytën zonën.

Ai doli jashtë para se automjeti të përmbytej, duke u munduar që të nxirrte dhe anëtarët e tjerë por nuk ia doli.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar akoma se ata kanë vdekur, por të afërmit i kanë lajmëruar të gjithë. Dihet se uragani goditi vendin duke shkaktuar reshje rekord shirash, ku shumë persona janë evakuuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje