Kim Jong-un kalon parashikimet, SHBA dhe aleatët të shqetësuar për raketën verikoreane

29 Gusht 2017, 10:21Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, janë pajtuar për ta shtuar presionin kundër Koresë Veriore, pasi Pheniani sot herët në mëngjes, e ka lansuar një raketë balistike mbi Japoninë, ka njoftuar Zyra e zotit Abe.

“Akti i tyre i tmerrshëm i shkrepjes së raketës mbi vendin tonë, është kërcënim i paprecedent, serioz dhe i rrezikshëm dhe e dëmton shumë paqen dhe sigurinë rajonale”, tha kryeministri Abe në Tokio, me ç’rast ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ky këshill aktualisht ka imponuar sanksione të ashpra kundër Pehnianit për testet e raketave balistike.

Zyrtarët e Japonisë thanë se raketa është shkatërruar mbi ujërat japoneze në ishullin verior, Hokkaido, pa shkaktuar dëme.

Pentagoni tha se raketa nuk ishte kërcënim për Amerikën Veriore.

1 komente në “Kim Jong-un kalon parashikimet, SHBA dhe aleatët të shqetësuar për raketën verikoreane”

  1. Peço strategjist says:

    Janë dinakë kinezët, duan ta largojnë rrezikun nga vehtja, prandaj duket se duan të sigurojnë ekujlibrin e forcës duke armatosur Korenë e Veriut, ndaj them janë ata që e komandojnë shkallën e armatosjes së saj. Vetëm nëse japonezët, me miratim të amerikanëve dhe rusëve lejohen të jenë posedues të armës atomike, kjo mund të sillte ekuilibrin e forcës në lindjen e largme. Nuk ka rrugë tjetër për të ndaluar të marrin e rrezikshëm koreanoverior. Përgjegjse është Kina, që loz me dy porta, për ta larguar rrezikun nga vehtja. Nëse amerika lejon atomizimin e Japonisë, kjo është e vetmja llogjikë për ta shmangur rrezikun, I cili buron nga detyrimet që rrjedhin nga marveshjet e nënshkruara më parë dhe koha i ka bërë të pavlera. Duke kthyer Japoninë në një fuqi atomike, amerika largon rrezikun dhe ruan vehten nga trazirat në këtë rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje