VIDEO/ Gazetari shpëton gjatë transmetimit direkt jetën e një njeriu, shoferi i bllokuar po mbytej

28 Gusht 2017, 20:17Bota TEMA

Një gazetar i një televizioni lokal në Houston i ka shpëtuar jetën një shoferi kamioni i cili ishte bllokuar në mjetin e tij nga përmbytjet.

E gjithë ngjarja ndodhi ndërsa gazetari raportonte live për stuhinë tropikale më të rëndë që ka prekur qytetin më të madh në Teksas dhe i katërti më i madh në  Shtetet e Bashkuara.

Brandi Smith i ‘KHOU 11 News’ dhe kameramani Mario Sandoval zbuluan kamionin e  bllokuar në disa metra ujë ndërsa po raportonin për Uraganin Harvey.

Ata njoftuan menjëherë ekipet e shpëtimit të cilët nxorën nga kamioni shoferin.

Zyrtarët thonë se kjo është stuhia më e madhe në historinë e shtetit të Teksasit.

Një sasi rekord reshjesh ka rënë në Huston, rreth 75 cm shi, duke i kthyer rrugët në lumenj.

Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë njoftoi të hënën herët se po fillonte shkarkimin e kontrolluar të dy rezervuarëve, për të parandaluar përmbytjet e mëtejshme. Shkarkimi i ujit do të vazhdojë për disa javë.

Qindra operacione shpëtimi janë ndërmarrë në të gjithë zonën me ekipe të pajisur me helikopterë, anije dhe kuaj nëpër ujërat e përmbytjeve.

Vullnetarët u janë bashkuar policisë, si dhe ekipeve të zjarrfikësve dhe atyre mjeksore. Po ndihmojnë gjithashtu 3 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje