Trump akuza Meksikës: Është ndër kombet më të mëdha kriminale

27 Gusht 2017, 19:36Bota TEMA

“Duke qenë Meksika është një nga kombet më të mëdha kriminale në botë, ne duhet të kemi murin, Meksika do ta paguajë atë nëpërmjet një rimbursimi apo mënyre tjetër”.

Në këtë mënyrë  Presidenti amerikan Donald Trump ka rikonfirmuar qëndrimin për ngritjen e murit në kufi, duke premtuar se do të paguhet nga Meksika, shtet i cili deri më tani ka refuzuar për të financuar një projekt të tillë.

Sakaq Trump ka paralajmëruar edhe dhënien fund të marrëveshjes tregtare ‘Nafta’.

“Ne jemi në procesin e rinegocimit të Naftas (marrëveshja më e keqe tregtare e bërë ndonjëherë) me Meksikën dhe Kanadanë, të dyja janë shumë të vështira, ndoshta kanë nevojë të përfundojnë” shkruan Trump në Twitter.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje