E rëndë, 4 burra rrahin brutalisht të riun në plazh, më pas i përdhunojnë të dashurën

27 Gusht 2017, 19:16Bota TEMA

Një vajzë nga Polonia është përdhunuar nga katër persona, ndërsa i dashuri i saj është rrahur brutalisht, shkruan independent.co.uk.

Kjo ngjarje ka ndodhur në plazhin e njohur italian, Rimini.

Mediat italiane raportojnë se të dashurit të viktimës i kishte humbur vetëdija pasi ishte goditur në kokë dhe ishte plaçkitur.

Kalimtarët e rastit e kishin lajmëruar policinë pasi e kishin parë çiftin e mbuluar në gjak në plazh.

Çifti është shtruar në spital me lëndime të rënda.

Policia italiane e ka nisur një hetim ndaj rastit dhe është në kërkim të dyshuarve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje