Gurorja, lirohet pas shoqërimit vëllai i deputetit të LSI

30 Gusht 2017, 10:52Kronika TEMA

Policia e Gjirokastrës vë nën akuzë për shktarrim pronës publike me pasoja jo të lehta vëllain e deputetit Vangjel Tavo në Gjirokastër. Sipas njoftimit të policisë dhe kallëzimit të bërë në prokurorinë e Gjirokastrës bëhet fjalë për shtetasin Grigor Tavo vëllai i deputetit të LSI në këtë qark.

Policia: Gurorja e Tavos ka dëmtuar mjedisin në Jorgucat

Policia sqaron se Grigor Tavo është proceduar pasi është administrator i një firmë për nxjerrjen e inerteve në Jorgocat të Gjirokastrës, firmë e cila ka dëmtuar mjedisin duke mos respektuar lejen përkatëse. Grigor Tavo është shoqëruar për disa orë në polici, por më pas është vendosur që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Biznesmeni Grigor Tavo, Presidenti i ekipit të Luftëtarit

Materialet për kallëzimin ndaj Grigor Tavos janë depozituar dy ditë më parë në prokurori ndërsa së bashku me të i akuzuar është edhe shtetasi N.L. Grigor Tavo njihet si një biznesmen i rëndësishëm në qarkun e Gjirokastrës ndërsa është i përfshirë dhe në sponsorizime pranë klubit Luftëtari si president.

Më datë 28.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit G.T e N.L, vjeç 57 e 54, banues në fshatin Jorgucat e Dervicjan, pasi dyshohet se pranë fshatit Dervicjan, ka dëmtuar një sipërfaqe kullotë, duke nxjerrë gurë, pa dokumentacion. Neni 150 i Kodit Penal./shqiptarja.com

6 komente në “Gurorja, lirohet pas shoqërimit vëllai i deputetit të LSI”

  1. pedro i ri says:

    Plaseni mbrenda hajdutine LSI

  2. Adi says:

    Para disa ditësh Nikollaq Neranxin (duke pretenduar se në frutat e tij kishte krimba), pardje Nikollë Lesin ( edhe pse e kishte lejen për shkallën metalike) , dje Grigor Tavon, kush e di se kush e ka radhën nesër.
    Tani që ky e ka marrë timonin plotësisht dhuna ndaj sipërmarrjes të lirë do të jetë edhe më e rëndë. Grekët do e pësojnë edhe më tepër, sepse Edi Rama, siç e ka treguar gjatë mandatit të parë, nxitjen dhe frymëzimin e merr nga turku Erdogan.

    1. L leshi says:

      O palle me emrin adi po pse o klysh ne mbrojtje te hajduteve po na del tani…po pse o rrace e qelbur vetem per te sulmuar Ramen edhe m…n e plehrave hani….

      1. Adi says:

        Ti je pallë dhe idiot, dhe kujdes kur shan të tjerë që nuk i njeh.. Kur të të vijë radha ty, uroj të mos jem vetëm unë që do të të mbroj.
        Duket që as nuk ke tru të kuptosh dhe të analizosh. Ik e futi një pjatë fasule.

  3. Kellira says:

    Keta pseudogreket me mbojtje nga Athina mendojne se mund t’i bejne Shqiperise c’ti doje menderja.

  4. Liri says:

    Me duket se horrave iu eshte gjetur ustai. Ceco ka bicak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje