Aksidentet pas shiut, një i vdekur dhe 15 të plagosur

29 Gusht 2017, 18:40Kronika TEMA

Në harkun kohor të pak minutave në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë janë regjistruar 5 aksidente.

Për pasojë, një person gjeti vdekjen, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur mes të cilëve një 11-vjeçare në gjendje të rëndë.

Aksidenti që shënoi edhe një të vdekur, ende i paidentifikuar, ndodhi në Qafë-Thanë, kur makina me të cilën udhëtonte viktima dhe katër persona të tjerë përfundoi në humnerë.

Forcat policore dhe zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Aksidenti tjetër ndodhi po në zonën e Prrenjasit, pikërisht në vendin e quajtur Pishkash, ku dy furgonë pasagjerësh u përplasën duke shkaktuar katër të plagosur.

Aksidenti tjetër me numrin më të lartë të të plagosurve u regjistrua në fshatin Xibrakë, kur tre makina u përplasën mes tyre.

Sipas Policisë, shkak për aksidentet është bërë shiu i rrëmbyeshëm prej disa minutash si dhe shpejtësia e lëvizjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje