Koreja e Veriut - Putin paralajmëron për rrezikun e “konfliktit të gjerë”

1 Shtator 2017, 19:38Bota TEMA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se qëndrimi aktual ndaj programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut çon kah një “konflikt i shkallës së gjerë”.

Në një artikull të botuar në ueb-faqen e Kremlinit, Putin, në mënyrë jodirekte, kritikoi paralajmërimet e SHBA-së për veprim të mundshëm ushtarak dhe tha se rritja e presionit mbi Phenjanin nuk do ta zgjidhë problemin.

Komentet vijnë pasi Koreja e Veriut ka lëshuar këtë javë një raketë mbi Japoni dhe ka kërcënuar ishullin amerikan Guam.

Putin tha se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes “dialogut të drejtpërdrejtë midis palëve, pa parakushte”.

“Provokimet, presioni, retorika sulmuese nuk çojnë askund”, tha Putin.

Koreja e Veriut ka kryer disa prova raketore kohëve të fundit, por të martën ka qenë hera e parë që ajo ka lëshuar mbi Japoni një armë balistike.

1 komente në “Koreja e Veriut – Putin paralajmëron për rrezikun e “konfliktit të gjerë””

  1. yankee go home! zhdukuni nga brigjet e euroazise . terhiquni brenda shba-ve dhe atje, te pranoni nje denim te ashper nga popujt moderrn te globit . ju hienat primitive, te planetit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje