Ajo bën shaka, është e gjallë dhe pak provokuese, ai i heshtur, reflektues dhe pak i rezervuar.
Të mrekullueshmit 80-vjecarë Jane Fonda dhe Robert Redford janë në Festival për të tërhequr Luanin e artë dhe për të prezantuar Our souls at night (shpirtrat tanë natën), një film i Netflix jashtë konkurrimit, marrë nga një romancë e bukur e Kent Haruf.
Kjo është historia e një çifti që ka humbur bashkëshortët, në një qytezë imagjinare të Amerikës.
Addie dhe Louis do të gjejnë një mënyrë të veçantë për të ndarë së bashku vetminë e tyre dhe për ta kaluar, për ti dhënë vetes kështu një mundësi të dytë.
Takimi në sallën e shtypit për të dy është një mundësi për batuta dhe deklarata miqësie. Kur ajo flet për ‘pothuajse tetëdhjetë vjecare’, ai e përforcon, ‘pothuajse’ dhe ajo replikon ‘flas për veten time’.
Redford i ka mbushur 81 vjet pak ditë më parë, Fonda do të festojë 80 vjetorin në dhjetor.
Redford që në film është dhe producent, thotë: ‘E doja Our Souls at night për tre arsye: Për një publik të matur, në një biznes, atë kinematografik, që zhvillohet në plan të parë për të rinjtë, për tu treguar atyre një histori dashurie, por mbi të gjitha doja të bëja akoma një film me Jane përpara se të vdisja.