Martesa me mblesëri me tregtarin 14 vjet më të madh: Si nisën problemet mes gjyqtares Fildes Hafizi dhe ish-burrit

1 Shtator 2017, 10:34Kronika TEMA

Diferencat arsimore dhe profesionale duket se kanë qenë shkak i mosmarrëveshjeve të shumta mes dy ish-bashkëshortëve, Fildes Hafizi e Fadil Kasemi, shkruan “Panorama”

Të martuar me mblesëri 17 vjet më parë, kur Fildesi sapo kishte mbaruar Pedagogjiken në Shkodër, çifti për afro 15 vjet jetuan bashkë në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Ajo ishte me arsim të lartë, drejtoreshë në një kopsht, ndërsa ai me të mesme, tregtar në “Tregun çam”.

U bënë prindër të dy fëmijëve, një djali 14 vjeç dhe një vajze 16 vjeçe, që sivjet futet në shkollën e mesme. Mikesha të afërta të Fildesit tregojnë peripecitë që ajo ka kaluar, kryesisht vitet e fundit, pasi nisi të ngjiste shkallët e karrierës, duke filluar një fakultet të dytë, ku u diplomua juriste.

Ky duket se ka qenë një problem për ish-bashkëshortin e saj, të mësuar me idenë se në kopshtin ku ajo ishte drejtoreshë do ta kishte nën kontroll, ndërsa si gjyqtare do të ishte më lart se ai. Vite më parë ajo iu bind “urdhrit” të tij, duke refuzuar propozimin për inspektore në Drejtorinë e Arsimit.

Por më pas vendosi që të realizonte ëndrrën e saj për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ndonëse ishin në gjendje shumë të mirë financiare, pasi i shoqi ishte pronar i një dyqani të madh te “Tregu çam”, ajo studimet për Drejtësi i vazhdoi me bursë, të cilën e fitoi falë rezultateve të shkëlqyera.

Madje, fitoi edhe Magjistraturën, duke u bërë gjyqtare e, nga ana tjetër, ishte edhe pedagoge në universitetin privat ku ajo u diplomua juriste.

12 komente në “Martesa me mblesëri me tregtarin 14 vjet më të madh: Si nisën problemet mes gjyqtares Fildes Hafizi dhe ish-burrit”

  1. Drejtësia says:

    Hajde juriste hajde!

  2. Labi says:

    2 paragrafet e fundit fshehin shume te verteta.

  3. Kritizeri says:

    Mos valle u be qyqe-tare me parate e burrit kjo???

  4. LORA says:

    Nuk besoj se ka burre qe i do femijet e tij pa nene.
    Besoj se i eshte bere nje padrejtesi e madhe ,qe e ka bere Fadilin te dale nga fiqiri dhe te shndrohet ne kriminel.
    Rendja e skotes se politikes per te derdhur lot korkodili,,,,gjynahqare me kohe te plote 27-vjecare ne krijimin e nje sistemi kriminal pa ndeshkueshmeri,,me jep indicie te mjaftueshme se e ndjera i kish hyre shume ne hak babait te femijeve te saj.

  5. Kalaja says:

    Sapo mbaroi pedagogjiken ne Shkoder u be drejtoreshe kopshti ne Tirane. Se sto qe ishin me te zonja e me me shume pervoje i hoqen nga puna. Po korrupsioni kete ka. Ia heq vlerat çdo gjeje. Fillon me vendin e punes dhe perfundon duke zhvleresuar jeten e njeriut. Po i hoqe dinjitetin punes, shkolles dhe pervojes nuk mund te kesh marrdhenie normal e ne shoqeri apo dhe brenda familjes.

  6. Xeni Salisic says:

    O miq kjo mikja ku i gjeti paret qe boni karriere? Ja dha ay kafsha burri kshu njitash ay kerkoi haracin

  7. Vesi says:

    Kjo eshte martuar ne moshen 19 vjece, atehere kur ndiqen endrrat dhe Jo martesa. Por martesa e sjell ne Tirane, ben dy femije, pastaj kujtohet per kariere, fiton studime me burse mgjse me gjendje te mire ekonomike. Pastaj magjistrature, ndan burrin etj. Gjerat nuk ndodhin kot. As njeriu, ne kete rast I shoqi, nuk ka pse te marroset kot. Duhet te kete shume hile ne kete mersele. Familia eshte investim I madh dhe serioz ne jete dhe s’duhet lujt me te ne emer te se drejtes vetjake.

  8. Nemezi says:

    Mbaroi pedagogjiken ne Shkoder dhe hopa drejtoreshe ne Tirane. Se pedagogjia parashkollore po jepte shpirt ne kryeqytet dhe duhet ta shpetonte e ndjera. Po keshtu eshte kur ke kusherire e Mimoza Hafizit, ish-zevendesministre e arsimit ne vitet 1998-1999. Te del vendi kollaj ne kurriz te dhjetera edukatoreve nga kryeqyteti qe i flaken ne rruge partite per t ua zene vendin me kusherirat.
    Ngushellime femijeve qe humben te dy prinderit

  9. Ela says:

    Ja kush jane “burrat” shqipetare! Mjafton te lexosh komentet siper dhe s’ka pse te habitesh nga sa e perhapur eshte dhuna ne familje. E justifikuan pernjehere vrasjen e nje njeriu me pretendime idiote te lexuara ne nje gazete… Llafazane, injorante dhe me komplekse inferioriti ja cfare jeni! Asgje me teper. Mjere kush ka te beje perdite me ju! Dhe nje gje ta keni te qarte. Sido qe te ishin marredheniet midis tyre asnje nuk e meriton te vdese ashtu! Turp ti.vije dhe gazetes Tema qe publikon te tilla lajme sa per te patur ndonje klikim me teper! E dija me dinjitpze si gazete.

    1. joni says:

      Ela ja kush jan grat shqiptare Ela qe ne emer te karrjeres najn burrin prishin familjen kushe detyroj ate ta mar per burr apo i pelqyen parat qe kishte mjer ata burra qe kan te bejn me keto lloj grash ,kjo e ndjera e beri tamam sic esht ajo shprehja kalova lumin te q —- kalin po jo jo nuk esht asht gabimi i tij ishte qe e vrau ai duhet ti priste te dyja krahet dhe vet do te hant nja 10 vjet burg dhe kaq dhe kjo nuk do te bente karrjer ose nuk do ta q”””e njeri me tek ministria e drejtesis me kupton Ela Joni new york

  10. Niko Shpiragu says:

    Sigurisht krimi ngelet krim dhe burri do ta paguaj rende ate. Me vjen shume keq per femijet qe jane tani jetim dhe i ngushelloj ata. Me vjen keq edhe per kete ish gjyqtaren se humbi jeten. Per sa tregohet ne ate biografi te shkurter te pa spjeguar mire ne kete artikull, burri ne fjale qe kryejti krimin duhet te kete patur arsye shume te forta qe ka kaluar ne cmenduri , por prap ai duhet te pranonte fatin e keq qe ishte martuar me nje njeri qe sic duket nuk e meritonte dhe te terhiqej perfundimisht. Eshte e habiteshme se si ajo paska bere nje kariere te tille dhe te shpejte. Duket qe ketu ka luajtur paraja, korrupsioni i atyre qe e kane ngritur ne detyre drejtoreshe kopeshti nje njeri te pamerituar plotesisht per ate vend pune dhe emerimi si gjyqtare aq shpejt kur te tjeret jane me qindre qe e kane mbaruar ate shkolle dhe e kane pothuajse te pamundur te hyjne ne sistemin e drejtesisie. Ketu patjeter ka gisht edhe politika qe i ngre ne piedestal njerezit e saj dhe heq nga puna te tjeret ose i le ne harrese. Eshte mekat te paragjykosh, por mbase ka patur edhe probleme te tjera qe e ben burrin e saj aq sa te humbiste gjykimin dhe durimin dhe te kalonte ne krim qe humbi jeten e nje njeriu, te cilen kurre nuk duhet ta kishte bere pavaresisht se si ka qene e verteta. Mendoj se gjyqtari i pare mund ta dije te verteten qe e ka denuar ne rastin e pare aq pak se ne te vertete ai duhej denuar shume me teper. Kur politikanet tane derdhin lot krokodili dhe akuzojne shtetin si vrases te nje gjyqtareje, mendoj se kane te drejte, por duhet ta fillojne me pislleqet qe jane bere ne favoret dhe ngritjen ne pergjegjesi kaq shpejt te kesaj ish gjyqtareje qe s’i ka merituar aspak dhe qe krijoi situaten e delirit te madheshtise tek ajo dhe harroi familjen por rendete pas karieres dhe jo ta fillojne akuzen vetem tek ish gjyqtari i pare qe nuk e paska mbajtur prapa hekurave per gjithe jeten ish burrin e saj qe ajo te livadhiste. Ne po kerkojme nje reforme ne drejtesi dhe tani po del sheshit se si kane ardhur keta gjyqtare, prokurore etj ne kete sistem. Jam shume i sigurte se ajo kurre nuk ka marre vet nje vendim te drejte se cdo gje e ka bere vet ne rruge te pameritueshme dhe si rrjedhoje ashtu do te marrin edhe vendimet gjyqesore. E thene me qarte, eshte fatkeqesi e madhe qe humbi nje jete njeriu, por per drejtesine nuk u be qameti kur iken nje njeri i paafte se krijohet mundesia per t’u pastruar. Qindra dhe mijra njerez te thjeshte nuk marrin drejtesi dhe per keta nuk degjohet ndonje renkim nga politikanet jo dhe jo por as nga media.
    Mbase kjo gjyqtare nuk e ka bere vehten per tu ndeshkuar aq rende, por qe edhe ajo ka pjesen e saj ne kete tragjedi kjo duket sheshit, qofte edhe per arsyen se burri qe beri cmos per gruan e tij ta ngrinte ne pergjegjesi nuk mund te kalonte ne nje ekstrem sa ti merrte jeten dhe te humbiste vehten e tij dhe te linte femijet ne meshiren e te tjereve. Aq me shume nje njeri qe eshte i kamur mendohet shume dhe nuk arrin kollaj ne veprime te tilla krimi po s’pati kaluar ne cmenduri nga arsye shume te forta. Nuk dua ta justifikoj krimin e tij dhe mendoj se ai duhet te ndeshkohet si kriminel, por keto duhet te vlejne per shoqerine ne pergjithesi dhe per shtetin qe ne vend ti rregulloj punet e tij i ngaterron duke bere gjyqtare e drejtora njerez te tille qe nuk emeritojne aspak. Edhe ne raste te tjera ku njerez te ndryshem mund te kene vrare ose tentuar te vrasin ndonje gjyqtare, sigurisht ata duhet te trajtohen si kriminele, por nga ana tjeter nuk duhet te cfajesohen edhe ata qe u vrane se ata e kane shpure situaten ne nivele te tilla tragjike. Keqardhje e madhe per gjyqtaren qe humbi jeten dhe femijet e saj, ndersa per vrasesin mendoj se eshte nje budalla me brire qe arriti ne kete nivel dhe duhet te gjykahet ashtu sic e meriton.

  11. mirel says:

    E paska care me shpate ne dore rrugen e karrieres kjo.
    Nga instituti pedagogjik fup juridik..e fup gjyqtare e fup pedagoge.
    Talenti i madh i pedagogjikes se Shkodres kjo..kujt po ja mbush mendjen.
    Parate e burrit e kane cuar deri diku, po te dyert e magjistratures eshte futur vete pa diskutim.
    Ndonje mik verdalle qe e ka ndihmuar kaq fort..ndryshe nuk do ja kishte zbrazur ky lumadhi.
    Nuk i vari leshte thuaj dhe te gjente ndonje tjeter. Ka hallexhesha plot qe duan te martohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje