"Tërbohet" i riu nga Saranda, rrihte barbarisht nënën e tij pasi kërkonte para për hashash

1 Shtator 2017, 16:20Kronika TEMA

Pasi ka thyer urdhërin e mbrojtjes një 29-vjeçar ka rënë sërish në prangat e policisë, Shtetasit Enea Qëndro, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases me inicialet E.Q,  është dënuar edhe më parë me 1 vit burg për ‘dhunë në familje’ pasi rrihte në mënyrë sistematike nënën dhe se kishte thyer urdhrin e mbrojtjes, shkruan BW.

Po ashtu, bëhet e ditur se Qëndro, përdorues i substancave narkotike (heroinë), në vitin 2015 është dënuar me 140.000 lek të reja gjobë për plagosjen me thike të shokut të tij, të cilit më parë i kishte djegur motorin.

Njoftimi i policise

Thyen urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, arrestohet në flagrancë nga policia !

Më datë 01.09.2017, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhërin e mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për shtetasen E.Q. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Dhuna në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje