Partizani është një klubet që ka bërë disa bashkëpunime të bujshme në futboll duke afruar si bashkpuntor emra të mëdhenj të futbollit botëror si ish drejtori i përgjithshëm i Juventusit Luçiano Moxhi.
Pas Moxhit, 15-herë kampionët e vendit arritën dhe një marrveshje bashkëpunime me një nga emrat më të mëdhenj të futbollit Brazilian Bebeto.
Ky i fundit ka pasur dhe një takim para disa muajsh me presidentin e Partizanit, Gaz Demi, në Rio De Janerio.
Bebeto, është një politikan i rëndësishëm duke u zgjedhur senator në zonën e Rio de Zhaneiro, i ka siguruar Partizanit bashkëpunim me një nga akademitë më prestigjioze të Brazilit, prej së cilës kanë dalë yje të futbollit ndërkombëtar.
Sot ai ka qenë në Tiranë duke u takuar sërish me presidentin Gaz Demi.
Të dy kanë pozuar me njëri-tjetrin me fanellën me numrin 7 të brazilit.
Te Partizani pritet të vijë edhe një futbollist i Kombëtares U-21 të Brazilit, i cili luan edhe në Superligën e këtij vendi, i cili është një sugjerim i Bebetos.
Sheh kafshen me puro ne dore dhe kupton se kush ka ne dore futbollin shqiptar