Skuadra e Partizani vijon përgatitjet për takimin e javës së parë ndaj Laçit.
Seanca e sotme është zhvilluar në orën 11:00 në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.
Grupi i lojtarëve në drejtimin e trajnerit Mark Iuliano dhe stafit teknik kanë aplikuar sot një seancë të plotë tekniko- taktike.
Sulmuesi Çani është stërvitur normalisht me ekipin duke shfaqur një gjendje optimale fizike përgjatë gjithë programit stërvitor.
Me skuadrën sot janë bashkuar edhe dy mesfushorët e afruar së fundmi Alban Sulejmani dhe braziliani Ëarley Gleyson Dos Santos Alves.
Përgatitjet në Kamëz do të vijojnë të enjten, pasi të mërkurën trajneri Iuliano ka vendosur ta lerë skuadrën pushim.