O Zot, shpëtoje Blendi Fevziun!

7 Shtator 2017, 20:20Editorial TEMA

Nga Ylli Rakipi

U mbyll një javë, që kolegët e mi, gazetarë të shumtë, miq, të afërt dhe të largët, më telefononin orë e çast dhe më flisnin vetëm për Blendi Fevziun.

“Mitoman, i rrjedhur, i çmendur, i ikur nga kjo botë… si s’ka turp… si s’ka cipë…”

Të them të drejtën nuk kam dëgjuar kurrë kaq fjalë kundër një njeriu, dhe të mendosh që gjithë kjo shfryrje, ky lumë sharjesh, kjo batare e papërmbajtur, bëhet kundër njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu. Se për të qenë të saktë, duhet të themi që Fevziu është vërtet një njeri i mirë. Ai nuk flet kurrë keq për askënd, nuk përgojon kërkënd. Po përse kjo gojështhurje, përse kjo mëri kundër njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu?!

Mesditën e sotme, deri në orët e para të mëngjesit, Blendi Fevziu ka filluar të festojë 20 vjetorin e emisionit të tij “Opinion”. Në fakt, festa dhe përvjetorë të tillë, njerëzit e kësaj bote bëjnë dendurisht, por festa e Fevziut nuk është thjesht një festë e madhe. Kjo festë, ka kohë që ka filluar dhe i kalon të gjitha përmasat e një feste. Ky 20 vjetor i “Opinion”-it të Blendi Fevziut, ka marrë gjatë këtyre ditëve dhe në vijim, më shumë kohë dhe hapësirë se inagurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo festë, nuk ngjan aspask me përmasat e dasmës së Bes Kallakut, apo festat e panumërta të Konsullit të Nderit të Meksikës, Ylli Ndroqit. Kjo që ndodhi dhe po ndodh, këto 24 orë në Shqipëri, në 20 vjetorin e “Opinion”-it të Blendi Fevziut, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë, në asnjë vend të botës demokratike dhe jo demokratike.

E megjithatë të gjithë këtë teprim le ta quajmë për një moment normal. Teprimet janë pjesë e kësaj bote të shkujdesur dhe shpesh qesharake. Por kjo ngjarje nuk është thjesht një teprim. Kjo është një marrëzi.

Në këtë festë, njeriu i mirë dhe i pafajshëm, Blendi Fevziu, ka thirrur dhe ka vendosur në rresht, mbarë botën shqiptare. Parlamenti i Kosovës ka anulluar për ditën e sotme, seancën për formimin e qeverisë së re, vetëm që krerët të ishin të pranishëm në festën e Fevziut. Në këtë festë është e pranishme e gjithë qeveria e Republikës së Shqipërisë, edhe kjo ende e pa mandatuar, me në krye zotin Edi Rama. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vrapuar të jetë në krye të festës së Fevziut. Kryeministri i qeverisë në formim të Kosovës, Ramush Haradinaj, krerët shqiptarë të Maqedonisë. Ilir Meta, që sigurisht nuk mungon në asnjë festë apo ditëlindje. Kryetari, tashmë i shkrirë i opozitës, Lulzim Basha. Njerëzit më të famshëm dhe më të kamur të botës shqiptare, elitat politike dhe intelektuale të vendit. Dhe jo vetëm kaq. Për 20 vjetorin e “Opinion”-it, po gatuajnë gjellëbërës dhe kuzhinierë të ndritur, po sfilojnë vajza të përndritura. Dhe sigurisht nuk mungon Henri Çili, këtë herë me një gjetje origjinale, me albumin me fotografitë e Fevziut, nga foshnjëria deri në këtë 20 vjetor, botim i posaçëm i UET-së. Baton Haxhia, korrieri suprem Kosovë – Shqipëri, ka ditë që është paraqitur dhe lëviz gjithandej shend e verë.

Të gjithë të gjallët janë prezent në 20 vjetorin e “Opinionit”, por edhe të gjithë të vdekurit, që kanë parakaluar në emision këto 20 vjet. Shqipëria ka ndalur frymën para Blendi Fevziut. S’ka ndodhur një pjesëmarrje dhe solemnitet i tillë, që nga koha e vdekjes së Enver Hoxhës. Lajmet për çmendurinë e Liderit Suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë kaluar në plan të dytë dhe kjo, sepse çmenduria, siç thonë, del me çmenduri. Një çmenduri më e madhe ka përfshirë sot gjithë botën shqiptare, në rajon dhe më gjerë. Lajmet me stuhitë dhe uraganet, që kanë pushtuar Amerikën kanë ndaluar. Uragani Irma, është zëvendësuar nga uragani Fevzi. Sandri është detyruar të bëjë atë që nuk ja ka marrë mendja kurrë, ka ndaluar për 24 orë novelat turke.

Është nata e njeriut të mirë dhe të pafajshëm Blendi Fevziu…

Them i pafajshëm, sepse një njeri, qoftë ky edhe Blendi Fevziu, mund të çmendet. Mund të çmenden edhe dhjetë apo njëqind njerëz. Kështu është kjo botë. Por kur është çmendur e gjithë kjo që ne i themi elita e Shqipërisë, kur është çmendur Edi Rama, Hashim Thaçi, Ilir Meta, oligarkët, ministrat, si mund të ngarkojmë me faj dhe të dënojmë Blendin tonë të mirë?!

Paralel me 20 vjetorin e “Opinion”-it të Fevziut, rastisi edhe 20 vjetori i emisionit të famshëm të BBC-së, “Hard Talk”. Në BBC, nuk pati festë, por vetëm një episod 30 minuta, me gazetarët Tim Sebastian, Sarah Montague, Stephen Sackur dhe Zeinab Badawi, gazetarë të famshëm, të cilët kanë drejtuar ndër vitë këtë program. Vetëm në 30 minuta ata e përkujtuan këtë përvjetor.

Në Britani, nuk u paraqit as Mbretëresha Elizabetë, as Kryeministrja May, dhe as kuzhinieri më i mire i botës, Gordon Ramsey. Në Angli nuk u çmend askush. Ndërsa këtu në Shqipëri, në Kosovë, në rajon, ndoshta dhe më gjerë, Fevziu na ktheu të gjithëve në një pavion të marrësh.

Them na ktheu të gjithëve, sepse edhe unë që po shkruaj këto radhë, nuk mund ta përjashtoj veten nga kjo turmë e çmendur. S’ka mundësi të mos jem edhe unë njëri prej tyre. Por pyetja më e rëndësishme është, si ka mundësi që kjo ndodh me të gjithë njerëzit që drejtojnë këtë vend, elitat e artit, politikës, kultures? Si mund të ndodhë që gjithë këta njerëz, të rreshtohen në mënyrë kaq hipokrite dhe kur dalin jashtë fillojnë të tallen me Fevziun. Si nuk e kuptojmë, që para se të tallemi me Fevziun, jemi tallur me vetëveten?! Çfarë hipokrizie! Çfarë maskarade!

Unë e kam mik Blendi Fevziun. E kam pranuar ashtu siç ai është, siç më ka pranuar edhe ai mua, kështu siç jam dhe ndoshta kjo më detyroi, që unë t’i shkruaj këto pak radhë, së pari për mikun tim Fevzi, por mbi të gjitha, këto fjalë unë i shkruaj për të gjithë ata njerëz që e rrethuan Fevziun, duke i dhënë udhë çmendurisë së tij dhe çmendurisë tonë të përbashkët.

Duke ndjekur të gjithë këto skena që ndodhin vetëm tek ne, skena kaq qesharake dhe të çmendura, së brendshmi klitha; – O Zot, shpëtoje Blendi Fevziun! Por më kot… Askush nuk mu përgjigj… Ndoshta edhe vetë Zoti, nuk është aq i fuqishëm, sa të na shpëtojë të gjithëve nga marrëzia e madhe që na ka pllakosur…

 

48 komente në “O Zot, shpëtoje Blendi Fevziun!”

  1. Rashela says:

    E ke qare Zoti Ylli Rakipi, me mire askush nuk do kishte shkruar. Ky popull eshte i semure nga hardallosja apo harlisja si i thone ndryshe. Kete hall kane dhe halle mos paçin.

    1. Posejdon.al says:

      Bashkohem pa medyshje me shumicen e komenteve qe e vleresojne kete shkrim si nje nder me te miret e Ylli Rakipit ku, ky Uria Hip i mediave tona, ka lene apo harruar diku ne nje qoshe te ndergjegjes se tij profesionale mekatare masken e tij, rendom perverse dhe mediokre, dhe ka folur shkoqur e hapur, se cfare realisht mendon ai per elitat e vendit, per hipokrizine butake te fytyrave te tyre si dhe per butaforine e mjere te kostumeve te tyre prej gazetoresh publike.
      Por, ajo qe vertet te ben te ndalesh dhe ta shijosh kete karusel lolosh pjesemarres ne 20 vjetorin e emisionit “Opinion” eshte fakti qe aty, si per te deshmuar se edhe nese behesh Kryeminister, madje edhe nje kryeminister kokoroc si Edi Rama, nuk mjafton dhe nuk je i mbrojtur nga rreziku dhe fati i gozhdimit ne shtyllen e turpit.
      Mjafton te perfytyrosh Edi Ramen, te ulur ne intervistat e njepasnjeshme kryeministeriore perballe Fevziut, qe te cmeritesh me pjesemarrjen e tij ne kete maskarade jubilare, pasi me perpara ke shijuar nga keto intervista famekeqe poshterimin publik qe Fevziu i ka bere atij, duke e quajtur pa pushim mashtrues e genjeshtar, duke e nderprere ne cdo fraze, duke e marre ne pyetje si nje hetues qe merr ne pyetje pijanecin e rradhes qe ka bere pas mesnate zarare ordinere neper kazanet e plehrave te lagjeve lluksoze te qytetit.
      Dhe, per ti dhene Cezarit ate qe i takon Cezarit, Fevziu ka meriten e padiskutueshme dhe unikale qe, pasi i ka bere pleh dhe mut neper intervista te ndjekura nga e gjithe Shqiperia, i ka zvarritur ata si zagaret e rrahur, perseri, ne te njekjten skene dhe ekran, disa jave a muaj me pas, per t’i perdhunuar ne menyre te perseritur, per t’i fyer dhe poshteruar pa delikatese, pa doreza, ne menyre brutale dhe mazoiste, si per t’i thene publikut: Ej, vertet kjo qe po ju punoj ketyre figurave groteske tuaja nuk eshte etike dhe as profesionaele por, ju siguroj se, ata jo vetem e meritojne kete, por edhe e shijojne ne maksimum dhe e perjetojne si nje orgazem.
      Urime Blendi Favziu!
      Dhe, per kontrast me Ramen, dhe perseri per t’i dhene nje Cezari tjeter ate qe i takon, kur Fevziu tentoi te zbatonte te njejeten etike interviste me Berishen kryeminister, edhe pse mjaft me te kujdeshme dhe ne distance, qerosi Fevziu e humbi bajraktarin Berisha, gje qe eshte edhe nje nga pengjet e pervojes mediatike te Fevziut sepse, bashke me mungesen e Berishes ne studion e tij, atij i mungon edhe miqesia personale me Berishen, fale se ciles, Fevziu akaparoi jo pak prona dhe benefite financiare, ne etapat e para te tranzicionit postkomunist.
      Pikerisht per kete, megjithe karagjozllikun proverbial tashme te Berishes ne Parlamentin shqiptar, qofte athere si kryeminister, qofte sot si kryeopozitar, kjo qasje ndryshe e tij e krahasuar me qasjen e Rames, ndaj inkuizitorit intervistues Fevziu ne studion “Opinion”, i ben nder Berishes dhe i shton historise se mediave shqiptare fabulen gazmore me titull: Si Qerosi Fevziu u perplas me hundeleshin Berisha!

      1. Albi says:

        perfundimisht jemi Republike Bananesh, si ne, si Kosova, si Maqedonia Shqiptare.

        Troc muhabeti, ne shqiptaret i kemi shume qejf bananet, mgjse thelle thelle mbetemi gjithmone nje komb gjize….

  2. Ana says:

    Cmenduri fshati dhe fshataresh bashke. Shenje e mediokritetit dhe gjoja Vip katunar te gjithe.

  3. murat kepa says:

    Mirë e ke ti Ylli,por ti nuk shkruan që ky është 20 vjetori i horrave,hajdutëve,spiunave,dallaverexhinjëve,është 20 vjwtori i fitores së vrasësve,mbi të pafajshmit,i intrigatëve ,kundër njerëzve të ndershëm,i kurëvarëve i të gjitha ngjyrave,që këtë 20 vjetorë ju bëjnë dhurata milionshe dashnorëve të tyre.Këtë thuaj për këta loqe të veshura me kollare që vinë ti servilosen njeri tjetrit sipas rangjeve e ofiqeve.Por ta dish dhe ti Ylli do vi një ditë që do ti vjrllin ata vetë ose pasardhesit e tyre.U shoftë kjo farë e keqe

    1. lavdie Mato says:

      Komenti yt .Murat Kepa eshte per se mbari ,qe ia kalon edhe Ylli Rakipit ,qe eshte e llojit :” Ku ishim ? Asgjekundi ! Cfare beme ?Asgjekafshe ! “Murat Kepa .vetem ti ke thene c’duhet thene per hardallisjen e zullimqareve qe e treten Shqiperine dhe e bene te shtrihet ne Sanatorium sepse s’i kane lene asnje Organ te trupit ,as mendjen e as zemren ,,,te shendetshme …Pffff…Ptttuuuuu

  4. mire kjo pune..... says:

    Eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeejjjjjjjjj !
    Jam dakort, por…….
    Me dukeni edhe ZILIQAZR !
    E thjem kete , sepse ju KURRE nuk mund te beni ate qe ka bere ai…..
    Ai eshte MILIONER…….(ne euro) !

  5. Gjin bue shpata says:

    Ziliqar i pandreqshem. Pale ke guxim dhe e quan kinse mik?!

  6. Me te vertet ta rruaj zoti Blendin dhe te rafte rrufeja ty more sharlatan me fytyr guri.
    ju jeni te gjithe te neveritshem,hajdut, e mashtrusa qe ja hoqet trurin ketij populli dhe po e coni ne percarjen me te madhe qe kurre ky komb nuk e ka pasur.

  7. Fair enough says:

    Shkrim shume I bukur. Komplimente.
    Elita kulturore dhe politike hipokrite, shoqeri vanitoze.

  8. Kozmo says:

    DUKE LEXUAR RRESHTAT , MENDOVA SE PO SHKRUAN NDONJE PERRALLE , POR SHQIPERIA SI VEND PERRALLOR QE ESHTE I KANE LEZET KETO FESTA PERRALLORE .

  9. aleko says:

    Bravo,per here te pare ,por qe per nga rendesia eshte per shume here…qe po te pelqej ,besoj se jo vetem une..Nje skenim perfekt jo vetem per nje moderator imponus si Blendi por edhe per gjithe Eliten tone te papergjegjeshme plotesisht te coroditur,..

  10. Tung says:

    Nuk kam ndonje simpati per autorin por ky eshte nje shkrim shume i bukur. Bravo.

  11. mira says:

    I vetmi shkrim i Ylli Rakipit qe do te hyj ne librat e letersise. Turp i madh per politekanet shqiptar te Shqiperise,Kosoves dhe Maqedonise. Emisioni Opinion eshte me i mire per Blendin e jo per njerzit me formim mbi mesataren. Turp 100 here. Rrofshin opinjonistet si Blend Fevziu.

  12. Albana Vokshi says:

    Idiot ti,idiot Fevziu.

  13. Sokol says:

    Nder shkrimet me fantastike te Ylli Rakipit . Je Gjigand per zotin .

  14. Albamich says:

    Kto qe marrin pjese, nuk jane elita e kombit, por fekalet e kombit.
    Elitat e kombit jane emigrantet e ndershem qe po e perfaqesojne emrin e shqiperise ,ne kater anet e globit. O zot na ruj nga kjo “elite” hajdutas qe e mbajne veten si ajka e ketij kombi ??????.

  15. Vjosani says:

    Nuk kam ndponje simpati per ty Ylli, por shkrimi yt sot eshte i shkelqyer! jepi Cezarit atw qe i takon Cezarit dhe ….

  16. Abc says:

    Ah ç’me kenaqe me elitat e artit, politikes, kultures! Po ne Shqiperi nuk behet as art, as politike as kulture, vetem rremuje ka!

  17. Tarrasi says:

    THIS IS F A K E A L B A N I A !

  18. Disgusting says:

    Bravo Ylli! E para here qe me pelqen.Sarkazme e merituar per nje emision medioker qe prodhon vetem sherr.Emision tashme i vjeter ne njerez te vjeter ide e sherre.Une deja vu.Neveri per emisionin drejtusin e tij dhe manekinet e ftuar.Ptu!

  19. Mentari says:

    SHIKONI; Ylli Rakipi para se te shkruante keto rrjeshta ishte me te vertet I pa pire,Esell.besojeni kete qe them se ai tere jeten eshte drunk (I dehur) kurse sot ishte Esell, Egoizmi Skraparit eshte nje bashkim e injorances + Idiotizmit,ke Mustafa Nanon si shembull. Blendi Fevziu eshte nje sukses shqiptari dhe duhet respektua per punen e tij te palodhur per edukimin e shqiptarve injorante.

  20. Elton says:

    E ke qare o Mero dhe falenderoje Yllin qe te ka lejuar ti vendosesh emrin dhe foton..haha..Neten

  21. Kabashi says:

    Absurde tona. Keshtu ishte edhe ne synetine e djemve te Medes. U mblodh krejt klasa politike etj. dhe u kenaqen allaturka me llokume e bakllava, muzike tallava. Medet!

  22. Toni says:

    Hera e pare qe e lexova me kenaqesi. Tamam ashtu si e mendojm ne te “thjeshtet”kete shfaqje skandaloze…sikur Shqiperia te ish nje Montekarlo…por ne te vertet eshte nje shfaqje kllounesh cirku…..ne nje vend depresiv nga varferia dhe problemesh sociale ….me shkrime te tilla z.Rakipi beheni me i dashur per publikun e gjere. Me mire vone se kurre….te verteten dhe vetem te verteten me sa me shume fines si sot dhe njerezit nuk do nderojn kanal ju siguroj z Rakipi.

  23. D O K L E A T I says:

    Cka verehet ne kete tubim ” te famshem”.
    Populli nuk do i humbete as 10 minuta te i shofin keta burra e burreresha. As ne vendin e ngjarjes dhe as ne ekran.
    Tubim i madh po aq sa torta e Salih Berishes.

  24. Edmond says:

    Fiks fare ! Sa turp , nje karshillek kunder popullit kunder atyre qe nuk kane c’te hane ! Edhe ne mes te Tiranes . Te gjithe mu duken si klluone cirku ! Sa turp te babaziturit mire qe e shqyen se vjedhuri kete Shqiperi por kane dhe paturpesine te bejne dhe sarkazem ! Shkrimin e ke qare ! Respekte Ylli !

  25. D. Didani says:

    Ylli Rakipi na ka befasuar..!Ka shkruar te gjitha batutat dhe debatet humoristike qe ne te gjithe kemi bere sot ne kafenete tona,ne dhomat e pritjes ,ne guzhinat tona,ne krevate kur flasim intimitete me grate tona ose me dashnoret…per ngjarjen e dy shekujve, 20 vjetorin e emisionit te Fevsos!!!!! Ylli Rakipi ka mundur ti mbledh ato te gjitha ,ti perziej sic perzjehet nje sallate turli, dhe ta kaloje kete ne blender,ta shtridh dhe te nxjerre esencen e kronikes qe lexuam, te bej kete kronike groteskke dhe brilante,qe te ben te qeshish dhe ne te njejten kohe te qash!

  26. Nik says:

    Z. Rakipi me kete shkrim eshte ne zemren e profesionit te gazetarit!
    Ja nje model i mire se si “gazetaret” mund te behen me te vertete gazetare, me kembe ne toke, midis njerezve te atij vendi jo vetem midis me nder me thanshin “vipave” apo “elitse”!
    Urojme te shohim shkrime te tilla dhe ne te ardhmen!

  27. Nik says:

    Z. Rakipi me kete shkrim eshte ne zemren e profesionit te gazetarit!
    Ja nje model i mire se si “gazetaret” mund te behen me te vertete gazetare, me kembe ne toke, midis njerezve te atij vendi jo vetem midis me nder me thanshin “vipave” apo “elites”!
    Urojme te shohim shkrime te tilla dhe ne te ardhmen!

  28. xhemal says:

    ja beri bam edhe ylli ne pleqeri haaaaaa

  29. artan says:

    Rakip. Nuk te kam honepsur asnjehere, por kete radhe meriton nje bravo. Tek e fundit, ku do t’i coje ato miliarda qe ka fituar Fevzo gjate ketyre 20 viteve ne emisionin Opinion, ne varr nuk ka per t’i marre.

  30. Osman Qystri says:

    Emisionin “Opinion” e vleresoj si nje nga me te miret e ketyre dekadave te fundit. Por me duket cmenduri edhe festa qe organizon Fevziu, edhe shkrimi qe ben gazetar Ylli Rakipi, i cili perpos te tjera ka brenda xhelozi, hidherim, poshtersi. Pune kazani, keshtu vlon e turbullohet ne fund te tij.

  31. Agim says:

    Provincializem ekstrem dhe kompleks inferioriteti..

  32. Yllesia says:

    Per asnje moment nuk e besoj se e ka shkruar Ylli Rakpi.Ai as ia ka idene atyre gazetareve dhe personaliteteve angleze qe ka permendur nr shkrim.Per mua shkrimin e ka bere Mero Baze.Perse ka vene emrin e Yllit e dine ata te dy.

  33. Besa bese. says:

    Ylli Rakipi merr interviste nga Mulosmani…
    Pyet Rakipi: A ke menduar te vetevritesh?
    Mulosmani: Jo
    Rakipi: Sibka mundesi qe jo?!

    Pershtypjet se kush gazetar eshte me keq,ai qe bem propagande 24ore apo ai qe detyron nje njeri te mendoje vetvrasien?!
    Funderina qe te dy dhe se luan as topi!

  34. Sala says:

    Komplimente z. rakipi..eshte hera e pare qe ke shkruar me objektivitet per mendimin tim..

  35. Edheune says:

    Sa bukur dhe shemtueshem e ke thene o ylli me tentakula qe eshe ti nuk mund te beje perjashtim. Po tamam, eshe ti je pjesa e se me te keqes ne Shqiperi. Dhe me ligesi,me cinizem, me tallje ndaj popullit i thoni njeri tjetrit ne bejme c’te duam vecse te mos percahemi sepse keshtu s’ka c’na ben as vetingu e as Zoti. Po c’zot ju jeni pa din e pa iman, Dhe ne listen e ketyre ti Ylli je nder te paret. O c’sarkazem therese, ben moral njeriu nder me te pamoralshmit. Funderine!

  36. kleptofagos says:

    Morali i te pamoralshmeve, ne radhe te pare eshte hipokrizia, pastaj vijne edhe te tjerat..
    Kjo eshte esenca e shkelqyer qe ka prezantuar me mjeshteri Ylli Rakipi, ne esse-ne e tij.
    Ndjehem mire mbasi e lexova dhe sidomos me mire mbas komenteve te shumta pozitive.
    “Elitat” e mafies politike dhe te pushtetit ne Shqiperi jane tashme te demaskuara mjaftueshem. Sidoqofte, nuk mjafton per ti mbyllur mbas hekurave, po nuk pati nje “deus ex machina” nga jashte skenes shqiptare..

  37. bregdetari says:

    CFARE FANTAZIE!
    I MUNGON PARAGRAFI ME ZBARKIM ALIENESH KU HOMOTETIKU I FEVZIUT(ME FLOKE)ZBARKON TE SHESHI DHE NA OERSHENDER…!

  38. ILIRET says:

    Pse cfare ka bere Fevzo, mor aman. Kam shume shoke dhe askush nuk po me kthen xhevat se cfare ka ndodhur me Blendin.
    Nuk dime gje, me thone. Ylli thote, o zot lidhe Fevzon. Po pse ke luajtur ti qe merresh me Fevzon, kujton se te gjithe shqiptaret e kane mendjen tek Fevzo dhe budalleqet e tij.

  39. Toirt says:

    Mos ju lut zotit per Fevziun se ai nje gur ne lum hodhi, por lutju per te marret qe na drejtojne vendin qe u turren me vrap per te marre pjese ne nje pervjetor ku normalisht mund te merrnin pjese koleget e vete gazetare. Turp per ta. Me kete pjesemarrje politikanesh shoh qarte servillekun e tyre. Po te ishte pervjetor i TV epo, hajde, justifikohet, por i nje emisioni ku thirren keta e u pergjigjen pytjeve idiote te Fevziut, tregon qarte se nuk jane as ne nivelin medioker. Sa per Feziun, e para, ja paska dale te shantazhoje keta politikane dhe e dyta, ka nje kenaqesi te cuditshme te jete nje gazetar oborri.

  40. Ja kjo na duhet ne shtypin tone te perditshem;then c’duhet thene.

    Kam lexuar shume sa dhe kular pa lexuar,po ky shkrim sa komentet,jane KRYESHKRIME
    e vecanta, komente ne UNISON,si asnje here tjeter.Kjo i thote te gjitha .
    Nuk po vazhdoj me tej,konsumuar cdo gje e mire thene,qe mire e ka “kleptofagos”komentues,ne 0ren 12;20.
    Mirenjohie te gjitheve, qe po i quaj me plot gojen-A T D H E T A R E .
    Me te lumte Ylli Rakipi! i mbylle te tera me konsideratat marre, sa keni shkruar.
    Pershndeti komentuesve, shume profesioniste ne keto sa lexova,si asnjehere.
    Guri Naimit D.

  41. astrit says:

    Ka filluar te zjeje kazani.

  42. Loni says:

    Bravo, respekt. Shkruan shume me mire sec flet.

  43. Erzen says:

    Shkrimi i Ylli Rakipit eshte per ta admiruar jo thjesht nga stili dhe guximi, por me se shumti nga
    e verteta e padiskutueshme qe ai na percjell. E gjithe dita dhe nata e 7 ~ 8 shtatorit ishte nje turp
    per TV Klan, i cili eshte nje TV mjaft serioz dhe me nje audience te gjere mbarkombetare.
    Si mund te “pushtohet“ ekrani i nje TV kombetar per 24 ore rresht vetem per te perkujtuar
    20 vjetorin e nje emisioni qofte ky shume i njohur, sic eshte “Opinioni“. Ky emision ne permbajtjen e tij
    mese shumti ka vite qe na sjell intervista me lloj lloj ministrash, kryeministrash, deputetesh e politikanesh
    qe per fatin e keq te tyre jane harruar ose do te harrohen nge kujtesa e ketij populli, qe ka aq shume halle e
    vuatje sa veshtire qe ti kete ppopull tjeter ne bote,Fevziu tashme na eshte bere me keq se keta, prandaj gjykoj
    qe nese deshiron te krijoje nje tjeter imazh duhet te meret me shume me njerezit e thjeshte, me ata qe punojne dhe
    luftojne me ndershmeri kudo ku jetojne, qe ndeshen perdite me varferine, me pasigurine per te nesermen, qe u mungon mundesia
    per arsimimin e femijve te tyre, qe per ti shpetuar halleve dhe vuajtjeve ikin cdo dite nga atdheu i tyre…

  44. Iliriani says:

    Sarkazme e thelle, te cpon deri ne kocke. Me I fituar do jete ai rregjisor qe do
    Prodhoje komedine “20 vjet opinion” , e cila do lej pas pallatin 176 dhe qe luhet cdo dite e jave para syve tane. Protogonistet Jan ata qe kemi votuar. Festimi I ketij pervjetori me ngjau me nje akuarium peshkaqenesh,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje