VIDEO/ Koncerti i Shkëlzen Dolit, ja surpriza që i pret qytetarët në sheshin “Skënderbej”

7 Shtator 2017, 18:43Sociale TEMA
VIDEO/ Koncerti i Shkëlzen Dolit, ja surpriza që i pret qytetarët

Koncerti ka një program të pasur artistik duke u bazuar kryesisht në muzikën e gjithë trevave shqiptare.

Por nuk do të mungojnë edhe perlat e muzikës botërore si ajo kalabreze, vals, tango, flamengo.

Shkëlzen Doli me projektin e tij “Albanian Soul” synon të bëjë promovimin më të madh të muzikës shqiptare jashtë kufijve. Eventi i datës 23 shtator pritet të jetë dhe një nga eventet më të mëdha të organizuara në Tiranë. 

Muzika e përzgjedhur dhe show nga maestro Doli është ideuar të jetë për të gjithë grupmoshat dhe të gjithë artdashësit. Pjesë e orkestrës do të jenë edhe instrumentistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Vjena. Do të ketë dhe disa te ftuar specialë gjatë mbrëmjes.

Show të ngjashëm muzikorë realizohen prej 1 dekade edhe nga violinisti Andre Rieu në qytezën e tij në Maastricht në Hollandë, ku prej 6 vitesh kërkesat për të qenë në eventin e Rieu kanë kaluar pritshmëritë duke thyer dhe rekord botëror.

Biletat e eventit janë në treg në të gjithë Shqipërinë, si dhe në Kosovë dhe Maqedoni si dhe online në www.myticket.al

2 komente në “VIDEO/ Koncerti i Shkëlzen Dolit, ja surpriza që i pret qytetarët në sheshin “Skënderbej””

  1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    i ftuar special edhe Erdogan me hanemen e tij te virgjer…………..
    https://www.youtube.com/watch?v=tZe-XSULmaA

  2. Baliu says:

    Instrumentaliste nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Viena, kurse parate do te shkojne ne Viene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje