Në mbledhjen e parë me grupin parlametar të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se prioritet i kësaj partie do të jetë ndryshimi i sistemit politik në vend, duke filluar nga reforma zgjedhore.
“Me veprimet e saj kjo qeveri po izolon vendin. Na takon neve t’u ofrojmë shqiptarëve alternativën e lirisë dhe demokracisë. PD do paraprijë reformimin e sistemit politik në vend, duke filluar nga sistemi zgjedhor”, ka deklaruar Basha.
Basha ka theksuar se PD do të jetë shembulli i ndershmërisë, përgjegjshmërisë dhe ndjeshmërisë ndaj problemeve të qytetarëve të vendit.
“Ne do të protestojmë kundër korrupsionit dhe do të luftojmë kundër drogës dhe krimit”, ka vijuar Basha, i cili ka akuzuar elitën politike se ka braktisur si kurrë më parë shqiptarët e thjeshtë.
“Ne duhet të ngjallim shpresën e tyre që ta shohin politikën si një instrument për ndryshim”, ka thënë Basha.
Më tej kreu i partisë më të madhe të opozitës ka theksuar se, pushteti politik në vend ka kapur të gjitha institucionet, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e një bashkëqeverisjeje me të majtën.
“Nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjë përfshirje të opozitës në qeveri. Opozita jonë nuk do të jetë e lehtë. Qeveria kontrollon të gjitha pushtet, por kontrollon edhe mediat dhe një pjesë të shoqërisë civile”, u shpreh Basha.
Ti o Lul Leshi,deri sa të jesh në parlament,në opozitë do jesh.PD do vijë në pushtet në 2025.Shënoje këtë o karabush,ti erdhe në krye të PD që të shkatrrosh dhe atë që kishte ngelur pa shkatrruar nga komunisti me emrinSali Berisha.AS TI DHE AS SALIU NUK KENI ASGJË TË PËRBASHKËT ME PD,JO JENI DY HORRADHE JENI MË TË KËQINJ SE ENVERI.IK O ZORRAXHI DHE LIRO VENDIN.IK O HAJDUT I KATEGORISË LARTË.IK O MATRAPAZ,MASHTRUES,GËNJESHTARI MË I MADH QË KA PA POLITIKA SHQIPËTARE.IK O KALALAMA QË GËNJEHESH DHE ME NJË KOQE FIKU