Bashkia e Tiranës hapi sot për automjetet segmentin e Unazës së Madhe që lidh zonën e “Pallatit me Shigjeta” me Farkën, duke zgjidhur problemin e trafikut të makinave që vijnë nga sheshi “Shqiponja” dhe Kombinati në drejtim të qendrës, si dhe të atyre që udhëtojnë drejt juglindjes. Punimet përfunduan në kohë rekord dhe investimi vjen si një premtim i mbajtur për ta hapur atë përpara fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, në mënyrë simbolike hoqi barrierat kufizuese, duke i hapur rrugë qarkullimit të automjeteve në këtë segment tepër të rëndësishëm, i cili do të lehtësojë ndjeshem qarkullimin e automjeteve. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin këtë segment të ri, çka ul qarkullimin e automjeteve në qendër të Tiranës.
“Jam shumë i lumtur që sot mori fund një agoni shumëvjeçare në Njësinë 5. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre që vijnë nga zona të tjera të Shqipërisë, që nëse hyjnë nga autostrada e Durrësit në drejtim Elbasanit, Librazhdit, Pogradecit, Korçës, të mos futen më në Tiranë, pasi mjafton të përdorin këtë segment të Unazës së Madhe për të dalë në Farkë e për të vazhduar me autostradën Tiranë-Elbasan. Anasjelltas, kush vjen nga juglindja drejt veriut e këshilloj të mos kalojë nga Rruga e Elbasanit, por të përdorë sërish këtë by-pass për të dalë menjëherë në autostradën tjetër”, tha Veliaj, duke shtuar se rruga e re do të përmirësojë jetesën edhe të mijërave banorëve në të dyja anët e saj, siç është zona e Komunës së Parisit dhe e Kodrës së Diellit.
Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga ana e qeverisë shqiptare dhe e Bashkisë së Tiranës për hapjen e këtij segmenti tepër të rëndësishëm të Unazës së Madhe përpara fillimit të vitit të ri shkollor. “Kemi qenë me Pandeli Majkon dhe kryeministrin Rama në këtë vend edhe gjatë fushatës, për të premtuar se përpara fillimit të vitit të ri shkollor do ta mbanim fjalën, do ta hapnim këtë segment të Unazës”, tha ai. Veliaj falenderoi autoritetet e pushtetit qendror për përfundimin e këtij projekti, ndërsa shprehu besimin se në mandatin e dytë të qeverisë, Tiranën e presin projekte edhe më të mëdha.
Veliaj theksoi se vonesat kanë ardhur si pasojë e burokracive me shpronësimet dhe proceset gjyqësore, të cilat do të marrin zgjidhje nga qeveria e re. “Dua të falenderoj shumë të gjithë kolegët e qeverisë qendrore, Ministrisë së Transportit, Agjencisë së Rrugëve. Mezi pres që me qeverinë e re, Tiranës t’i japim akoma më shumë hov për të përfunduar edhe segmentet e tjera të Tiranës. Duhet të pranojmë që një pjesë e madhe e vonesave, e burokracisë, vjen prej faktit që problemet që kemi në shpronësime, me gjykatat, me legalizimet, me njohjen e pronës, janë të gjitha probleme që kjo qeveri ka marrë përsipër që në këtë mandat t’i japë drejtim”, tha Kryetari i Bashkisë.
Veliaj u bëri apel drejtuesve të automjeteve dhe të motorëve që të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, ndërsa siguroi se Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiake do të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme lëvizjen e mjeteve. “Është një rrugë e cila lidh njerëzit, është një mjet pune. Nuk është një kënd lodrash për të xhiruar gomat apo për të ngritur motorin në rrotë të parë. Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të monitorojnë që rruga t’i shërbejë qëllimit për të cilin është krijuar dhe jo qëllimeve të tjera. Ndaj u kërkoj të gjithë qytetarëve të ecin brenda kufirit të lejuar”, tha kreu i Bashkisë, teksa kërkoi mirëkuptimin e banorëve të zonave përreth që të kalojnë në mbikalimet e vendosura përgjatë gjithë këtij segmenti në mënyrë që të shmangen aksidentet.
“Kemi 4 mbikalime në të gjithë segmentin që përshkon zonën e banuar të Njësisë 5. I ftoj të gjithë qytetarët që të tregojnë qytetari. Për sa kohë që mbikalimi është vetëm pak metra më tej, nuk ia vlen rreziku i kalimit në mes të rrugës, pasi kjo shkakton aksidente të parikuperueshme për jetën e njerëzve, por edhe për cilësinë e kësaj vepre”, deklaroi Veliaj. Ai njoftoi se me nisjen e vitit të ri shkollor në muajin shtator, do të rikthehet edhe rregulli i qarkullimit për automjetet që bëjnë furnizimin e njësive tregtare në kryeqytet, duke i dhënë përparësi lëvizshmërisë së nxënësve.
“I ftoj të gjithë qytetarët që të respektojnë oraret e reja të qarkullimit, duke filluar nga dita e hënë. Deri në orën 9.00, kur të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë, nuk do të lejojmë furgonët që shpërndajnë ushqime apo që shpërndajnë mall nëpër qytet. Të sigurohemi që asnjë fëmijë nuk humbet orën e parë prej trafikut që shkaktohet në ditët e para të shkollës, derisa të stabilizohet e trafiku në Tiranë”, nënvizoi ai. Për të rritur sigurinë e nxënësve, Bashkia e Tiranës ka marrë masa që përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative, të jenë grupe vullnetarësh të cilët do të ndihmojnë dhe ndërgjegjësojnë të vegjlit dhe qytetarët për të kaluar në vijat e bardha.
Deputeti i PS, Pandeli Majko e cilësoi hapjen e segmentit të ri të Unazës së Madhe një ditë të shënuar. “Sot jemi në një ditë të shënuar, ditë e shumëpritur nga gjithë komuniteti. Mendoj se është një nga arteriet më të rëndësishme të Tiranës dhe nga pikëpamja e veprave që janë kryer pas zgjedhjeve të fundit të Bashkisë, nuk gaboj të them që pas Bulevardit të Ri, kjo arterie është e dyta më e rëndësishme që Tirana dhe qytetarët e Tiranës do ta gëzojnë. Pres me padurim të shoh makinat e para të cilat do të kalojnë këtej dhe do të jetë një lehtësim shumë i madh edhe për rrugët e tjera”, tha Majko.
Me një gjatësi prej 2.1 km, segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike është e kategorisë A2 e përshtatur për zona urbane me rrugë kryesore, rrugë paralele dhe e konceptuar si rrugë shpejtësie me 12 hyrje-dalje të disiplinuara. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve, janë ndërtuar dhe katër mbikalime automjetesh në disnivel, mbikalime këmbësorësh të pajisura dhe me ashensor për PAK, si dhe në të dy senset e lëvizjes janë ndërtuar trotuarë si dhe korsi biçikletash.
Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë ndërtimin e plotë të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, instalimin e plotë të ndriçimit rrugor si dhe shtimin e gjelbërimit.
Bravo RAMA Velia
Sali qeni dhe Luli adoleshent le te lehin si Qente sot ne parlament
Populli do I ndeshkoi me vot shum rende perse ri
Bravo RAMA Velia
Sali qeni dhe Luli adoleshent le te lehin si Qente sot ne parlament
Populli do I ndeshkoi me vot shum rende perse ri
Bashkia dhe Qeveria po punon shum mir
BRAVO
SI GJITHMONE DHE KESAJ HERE NUK MUNGOI ERJONI NE INAGURIM.
I KUDONDODHUR.
LE TE SHIJOJME PUNET E MIRA TE BERA NE TIRANE NGA PUNETORET E PALODHUR TE FIRMAVE QE RASKAPITEN E S’JU DEGJOHET ZERI NJEHERE.
E KU TE LENE RE FLASESH.
DUAM TE DEGJOJME JO VETEM PUNETORET POR DHE INXHINJIERET PROJEKTUES ZBATUES DHE LLOJ LLOJ NJEREZISH QE JAPIN KONTRIBUTIN NE X PUNE ,POR JO,KU TR LE KRYETARI.
KANE KONTRIBUT EDHE TE TJERE NGA BASHKIA DHE NDONESE NDONJEHERE DETERMINANT , POR JO EDHTE ERJONI QE DO FLASE DHE RREFEJE SE NGS DO TE SHKOJNE MAKINAT E DERI TEK ECJA E KEMBESORIT NE MBIKALIME DHE RESPEKTIMI I RREGULLAVE TE QARKULLIMIT.SA I DITUR KY DJALE.
JO VETEM KAQ POR SA HAP TV NE NDONJE KANAL TE DEL PERPARA.ESHTE I KUDONDODHUR.SHUME PUNETOR KY DJALE.
DO THONI NDEŔRO KANAL.
PO NE CDO KANAL TA COSH KY TE DEL PERPARA.
PROPOGANDA QE PO SAJDIS PER TE NESERMEN PER VETVETEN PO JA NXJERR BOJEN PARA KOHE.
SHUME PUNE.SHUME POR NGA PUNETORET AMA DHE ATYRE , GJUHEN E TYRE TE THJESHTE ME FJALE GABIM DUAM TI DEGJOJME SIC EDHE INXHINJERET.
E NE QOFTE KESHTU CI MBETE ERJONIT???
ERJONIT I.MBETET TE FLAS ME PAK TE DEGJOJE ME SHUME VARTESIT DHE ME PAS TE DALE E TE BEJE BILANCE.
HE ERJON NDRROJE ZAKONIN SE TE DEL ME MIRE KUR VLERESON VARTEDIT.
2.1 km rruge me mbikalim e me 4 korsi, jo me pak se…6 vjet e keta njerez mburren, a thua se i nxoren parate nga xhepat e tyre, ky eshte turp. Por jo per keta qe mburren, por per ne qe i degjojme e nuk ju a tregojme vendin.
Ka mbaruar koha e Sales, por ka mbaruar per ne qe duam zhvillim sa me te shpejt e ti mbajme kalamajte ketu, ne shtepi te tyre e jo te ikin nga syte kembet. Koha e Sales nuk ka mbaruar per keta mashtrues qe cdo gje e masin me kutin e atij kufome.
Kur europianet e pare mbriten ne Amerike ju a mernin floririn atyre me copa pasqyrash. Por ne jemi pak me ndryshe: se pari nuk kemi gr. floriri. Edhe ate qe kishim na e mori ai mjeshtri i floririt, ai i bllokut dhe i lapsit. Se dyti flasim gjuhe indo-europiane, por nuk jemi kthyer ende ne indjan. Prisni, prisni se nuk keni pare gje akoma…
Me ne fund, shpresojme te liroje sadopak trafikun ne kete zone.
O bregdetar ndonje fjale per rrugen nuk na the se cfare impakti do kete ne jeten tende…
Apo prit te shfryj dufin e smires njehere thuaj!
Le te dale lali eri ne tv kujt po I rruhet? E dime te gjithe qe lopaten nuk e kap ai. Ama pune po behet dhe te gjithe ata qe perfshihen ne keto projekte jetojne te nderuar e respektuar dhe mbajne familjet me buke.
Jam I sigurte se edhe ata marrin levdatat dhe shperblimet perkatese. Nuk eshte budalla lali eri se ndryshe do kishte ngel vetem.
Bravo per punen qe po ben! Kjo veper prek me shume se tiranasit.
Po z. Majko ! cfar kontributi ka .!!!!!!!!!
Mos u merni me bregde…… kur fiton nje ekip ne futboll sipas ketij duhet te flasin tifozet jo kapiteni skuadres dhe trajneri ahaha urime per rrugen dhe sa me shpejt nje terminal tren -autobuzash modern dhe ate sheshin shqiponja te hapet trafiku Nuk ta kemi merakun lali
Mos harroni te vendoset dhe linje e re Teg-21 dhjetorri -Banke dhe kthim. Bukur shume !
4 vjet per te bere nje mbikalim me 4 korsi.
Ka te drejte lali eri sepse ky mund te konsiderohet rekord.
Sa me shpejt duhet zgjidhur problemi i trenave. Nuk esht pare ne asnje vend te botes kryeqytet PA stacion treni.
Nuk dua ti “futem” faktit se qenka 2.1 km rruge dhe kaq vite qe eshte punuar per te, sepse nuk jam nga Tirana etj. etjera por me beri pershtypje se sa qendrova ne Shqiperi per pushimet e veres 4 gushte deri me 5 shtator 2017 nuk kishte dite qe mos te “ndihej” zeri i Erion Veliaj ne kanalet tv. shqiptare (gje qe nuk ndodhte as ne “kohen” e shpellarit Sali Berisha)!…
Siç duket PS -ja po “pergatit terenin” per pas Rames.
Dhe kjo behet “per faj te keq” edhe me leket tona qe edhe pse jetojme jashte paguajme çdo muaj 1000 lekshen duke mos i pare asnje dite tv. shqiptare, pra behet propaganda e PS-se edhe pse sduam tja shohim bojen(sigurisht dhe PD-se berishiane).
Do durojme edhe ca sa te kemi njerzit tane qe sigurisht do i zgjedhim vete qe ketej duke e ditur qe te dyja forcat kryesore e dine qe nuk na kane ne “vath” e do te na reduktojne ne maksimum ne perfaqsimin tone.
Shyqyr qe mbaroi.Edhe pula kur ben vezen kakaris fort qe ta marrin vesh te gjithe !!!!!?Megjithate esht shume positive qe mbaroi se nuk u kalonte NGA shqiponja e tutje. Ta gezoje Tirana!!!,e ishalla nuk mbushet me uje si autostrada e Durresit !!!