“Zviceranët kanë shumë për të mësuar nga shqiptarët. Unë nuk njoh ndonjë vend me shumicë myslimane ku dominon toleranca fetare. Përzierja mes tre komuniteteve fetare është mjaft e përhapur.”
Janë këto vlerësimet që ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf ka dhënë përmes një intervistë për Lucerner Zeitung.
“Ne mund të mësojmë mbi ruajtjen e lidhjeve familjare, mikripritjen, tolerancën dhe artin e improvizimit. Të përbashkët kemi përpjekjen për pavarësi, bukuritë natyrore dhe burimet ujore që janë të mrekullueshme”, shprehet diplomati 57-vjeçar.
Graf pohon se për shkak edhe të veprimeve të një pjese të shqiptarëve që kanë jetuar në Zvicër, imazhi për ta nuk ishte shumë pozitiv. Por shton se fotografia e zymtë nuk tregon vendin e shndritshëm dhe me jetesë mesdhetare .
“Vizitorët janë të magjepsur sesa i qetë dhe i sigurt je këtu. Përveç kësaj shqiptarët janë mikpritës”, shton ai.
Diplomati, referuar asaj që duhet të bëjnë më shumë shqiptarët, rendit luftën ndaj korrupsionit, veçanërisht në Shëndetësi dhe Drejtësi; sikundër shton se Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe trafiqet.
“Gjatë kohës që isha në shkollë, Shqipëria në hartë paraqitej me një shenjë të bardhë, për shkak se ishte vend mjaft i izoluar. Por kjo tashmë ka ndryshuar dhe Shqipëria pret mjaft investime nga jashtë, ku vetëm nga Zvicra ka 330 milion franga nga vitet 90-të”, shprehet ai, duke shtuar se tashmë është projektin i TAP, me 1.5 miliardë dollarë investim që do të hapë më shumë vende pune, por do të garantojë edhe rritje ekonomike.
e more elvete Graf,nuk te ka qelluar te kesh prane [apo edhe ne lagje] ndonje sunitoshqipfoles e do te kuptosh se per c’lloj njethundraku arab behet fjale………………..!
O zoti ambasador, mos ia fut kot, se je Zviceran, dhe ne shqiptaret kemi respekt per ju. Ku ka tolerance fetare ne Shqiperi, ku e ke pare??? Mos mo burre se keshtu po u thoni talebaneve nderoni minaret ne token e Hazburgeve se zviceranet kane mesuar nga shqiptaret ku pellet hoxha nga minaret 10 here ne 24 ore, por shqiptaret ua kane mare doren e sa degjohet erzani, ca pjerdhin, ca shajne ha mut ha, motren etj.
Si ne Zvicer edhe ne Shqiperi ka medioker qe merren me prallat e fese, pislleqet e devijimeve morale dhe sajimin e divergjencave te paqena. Dallimi qedron tek fqinjet krejt agresive te Shqiprise dhe krrrejt
Ju z
Ambasador jepni këto mendime për shqiptarët, por ju nuk keni arritur të kuptoni në theelb se përse ne, shqiptarët jemi tolerantë në fe, në raca, ngjyra etj. Nëse ju dhe shumë të tjerë si ju dhe më me ofiqe se ju, do të arrinit të.kuptonit shqiptarët, nuk do ishit sjellë me egërsi çfarosëse ndaj shqiptarëve dhe hapësirës territoriale etnike të këtij populli të.lashtë më shumë se të gjithë të tjerët. Ju, është fjala për fuqitë e mëdha .në bitin ’12, 23, e në vazhdim e keni nënvlerësuar këtë popull duke mos ja marrë parasysh të drejrat universale të tij
. Sot, ka kohë që e sorollatni këtë popull duke përdorur diferencime, por të kujdesshëm për të thënë të vërtetën, për të mos u hapur negociatat ppr anëtarësim në BE, pikërusht sepse ky vend është.me shumicë.myslimane. Edhe të mëdhenjtë europianë nuk arrijnë të kuptojnë se ne, shqiptarët nuk kemi qëndrim të parë objektiv besimin fetar, por objekti i pandryshueshëm është Atdheu dhe besimi fetar është subjektiv
dmth varet nga dëshira e personit. Këtë gjë nuk e kuptojnë udhëheqësit europiane, prandaj ne kemi 100 vjet në vuajtje, varfëri të diktuat pikërisht nga mos të kuptuarit e tolerancave fetare.
Prandaj mos u mbuloni duke na pëyrkëdhelur me tolerancën fetare, por na pranoni dhe na përkëdhelni për qendrueshmëri dhe besnikëri ndaj Atdheut. Besimet fetare janë probleme të brendshme të çdo shoqërie; ndërsa aleancat dhe anëtarësimet në blloqe mes shteteve janë politike, ekonomike dhe ushtarake dhe realizohen mes shteteve që e dëshirojnë dhe plotësojnë kushtet ekonomike, politike dhe ushtarake, kushte që nuk duhen përzier me besimet fetare; ndryshe shoqëria njerëzore duhet të ndahet në dy kampe : kampi i krishterë dhe kampi islamik. Gjë që do sillte katastrofa njerëzore, siç edhe i ka ndeshur dhe po i ndesh kjo botë.
Demokrati i vërtetë