Nipi i Prek Calit sqaron të vërtetën: Ja se si qëndron çështja e shembjes së kullës në Vermosh

16 Shtator 2017, 17:28Sociale TEMA

Djali i vajzës së Prek Calit, Ndue Dreshaj, konfirmon qëndrimin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, se ky institucion nuk ka lidhje me shembjen e kullës shekullore të dajës së tij, Prek Cali.

Përmes një deklarate për mediat, nipi i Prek Calit thotë se në fillim të muajit gusht është sinjalizuar nga banorë të Vermoshit se disa persona kishin prishur kullën.

Fakt të cilin Dreshaj e ka konstatuar dhe vetë duke shkuar në Vermosh dhe parë nga afër situatën.

“Disa persona kanë prishur kullën e dajës tim Prek Cali me fadromë private dhe kishin filluar ndërtimin e një objekti të ri”.

Ai thotë se me 16 gusht të këtij viti i kishte kërkuar kreut të Bashkisë së Malësisë së Madhe të marrë masa.

Nga ana e kryebashkiakut Tonin Marinaj i është deklaruar se asnjë person fizik apo juridik nuk ka marrë autorizim në bashki as për prishjen dhe as rindërtimin e kësaj kulle.

Nipi i Prek Calit bën thirrje që ngjarja të mos përdoret politikisht ndërsa u kërkon organeve kompetente të vendosin para përgjegjësisë personat që kanë prishur kullën ekzistuese të Prek Calit.

 

1 komente në “Nipi i Prek Calit sqaron të vërtetën: Ja se si qëndron çështja e shembjes së kullës në Vermosh”

  1. mirel says:

    Vijini flaken krimineleve te luftes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje