“Edukimi përmes kulturës” do të kthehet në një program kombëtar në vend, theksoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit në Kuvend të programit të kulturës 2017-2021 duke shpallur kështu një nga prioritetet kyçe të ministrisë që ajo drejton.
“Edukimi gjithëpërfshirës me art e kulturë përmes kurrikulave të shkollës nga njëra anë dhe futja e linjës pedagogjike dhe edukative në çdo institucion arti dhe kulture nga ana tjetër, do të jetë prioritet në mandatin e dytë dhe do të kthehet në program kombëtar në Shqipëri. Në vizionin e kësaj Qeverie, kultura nuk është vetëm një plotësim shpirtëror, por një domosdoshmëri në përditshmërinë e të rinjve. Për këtë arsye, thellimi i reformës në institucionet e artit dhe në politikat kulturore do të theksojë “edukimin përmes kulturës”. Ky program nisi të formësohet në 4 vitet e para dhe tregoi se sa nevojë e interes ka, dhe se sa i etur është publiku për të”, tha Kumbaro.
Më tej ministrja e Kulturës tha se brenda mandatit 2017-2021 do të përfundojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të Teatrit të Operas dhe Baletit, përfundimi i teatrit të ri Turbina me dy skena, ndërsa do vijojnë investimet në projekte kulturore multifunksionale në qytete ku Rilindja urbane ka rritur ndjeshëm interesin për kulturën siç është Fieri, Vlora, Shkodra, etj.
Në këtë mandat të ri sipas Kumbaros, prioritet do të jenë edhe investimet në tre kantiere të mëdha rikualifikimi dhe rikonceptimi, ai për Muzeun Historik Kombëtar, Bibliotekën Kombëtare dhe Galerinë Kombëtare të Arteve.
“Në Tiranë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, investimet kulturore do të kenë tri prioritete të mëdha në këtë mandat të dytë: rikualifikim dhe rikonceptim të funksionit të Muzeut Historik Kombëtar, rikonstruksion dhe rikonceptim të funksionit të Bibliotekës Kombëtare, rehabilitim dhe rifunksionalizim të Galerisë Kombëtare të Arteve. Kjo tipologji investimesh do të ndikojë drejtpërsëdrejti në rritjen e cilësisë së ofertës kulturore dhe në edukimin e publikut të gjerë”, theksoi ministrja e Kulturës gjatë prezantimit të programit të kulturës në Kuvend.
Ma se fundi. Shum vone por me mire vone se kurre.
Po qe s’me bie nje pike mua….me la pa fjale programi i ministres me te bukur te qeverise EdRam perlesh 2
E paafte totalisht…. sado sherbime t’i kete kryer Rames, cudi e madhe si e rivuri minstre!!!!!!!!
Kumbaro Dinner Theatre is anti-culture. Ky eshte titulli ne origjinal. Ne aktin I-re te Kumbaresha-2 qe po nxiton te marketohet si “ide” e Kumbarose, (kopjuar rendom nga google) …..do te aplikohet sistematikisht per kater vjet – Edukimi nepermjet Kultures Moniste te Korupsionit. Kujdes mos pesoni tronditje kur te ekspozoheni perpara Kulturorgazmes plot identitet transgjinor te perkthyeses-ministre. Shock-u i kalimit nga i paedukuar ne kulturofil si modeli Ben Kumbaro associohet kryesisht me ligje, tradita, ushqim, muzike, lifestyle, emblema dhe pllakate- ne arabisht, dhe digjestion enzimatik islamik.
Ministria me e pa afte ne gjithe koherat. Kjo tund floket dhe sdi gje tjeter
Kjo ministre do te luaje kukllash.Porosit ca rafte,komo,sirtare dhe i ngjit neper peme tek parku i liqenit.Atje do te lodrojne ketrushet,lepurushet,bibilushet,.Do shtrihen ne shilte kashte dhe do te lexojne librin VRIMA,qe ka futur ministrja neper dollape.