Tensione dhe debate të forta në Maqedoni, gjuha shqipe sërish "mollë sherri"

13 Shtator 2017, 14:57Kulturë TEMA

Gjuha shqipe vijon të mbetet “mollë sherri” mes politikanëve në Maqedoni. Debate të forta janë zhvilluar sot në Komisionin për Sistemin Politik, prej ku ligji për shqipen kaloi leximin e parë, me 9 vota pro dhe 6 kundër.

Mediat vendase raportojnë se deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski, ka deklaruar se ligji për shqipen çon drejt federalizmit, shtetit dygjuhësor dhe diskriminon bashkësitë tjera etnike.

Nga ana tjetër, Lëvizja Besa ka kërkuar konsensus për kalimin e këtij ligji. Deputeti shqiptar në Maqedoni, Afrim Gashi, tha se partitë u morën vesh për diçka tjetër në janar, ndërsa tani po hartojnë diçka tjetër.

Ndëkohë, i njëjti ligj tani do të dërgohet në seancë plenare për leximin e parë, ku e pret debat tre ditorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje