Fëmijëria ime, e jetuar pak pas rënies së komunizmit rrezikonte të ishte e dominuar nga filma e emisione të huaja, si për të reflektuar mungesën e botës jashtë Shqipërisë për shkak të izolimit, por jo, nuk ndodhi ashtu.
Brezi im, të paktën ata me shtëpi afër times, u rritën me batuta nga filmat shqiptarë. Jo se dikush ia diktonte tjetrit, por vetvetiu nëse njëri do të thoshte “shoqe”, tjetri do t’i përgjigjej “shoqe me pantollona”. Dhe e kishe mall të haje një çokollatë pa të thënë “plasën çokollatat”.
Lante njëra xhamat, tjetra thërriste nga ballkoni “jo ashtu, lart e poshtë, e poshtë e lart”.
E sa herë në shtëpi ushqimi pati kripë më shumë seç duhet, mendja na shkoi te Tana, mirë që nuk patëm një Marigo të fërkonte duart.
T’i vijosh këto batuta ende sot është një risk për t’u bërë qesharak, humor cekët, apo i pa përditësuar me shprehi trendy, megjithëse vijojmë ta bëjmë.
Filmat a komeditë me të cilat u rritëm aty janë, i klikojmë në Youtube nga katër, pesë herë në vit, ato nuk vdesin kurrë bashkë me aktorët që iu dhanë jetë, por ku po shkon kinematografia shqiptare?
Ne që s’i njohëm personalisht Roland Trebickën, Violeta Manushin a Hajrie Rondon, e ndiejmë ikjen fizike të tyre dhe na dhemb më tepër sepse po na lënë pas një greminë artistike.
Ku është filmi shqiptar sot?
Telenovelat meksikane a turke edhe pse nuk i ndjek, nuk i fajësoj. Ndoshta ato krejt larg shqiptarëve, për hir të aftësive universale arrijnë të bëjnë për vete shikuesin e mbetur peng te “Njerëz dhe fate”. Krenaria jonë e fundit kolektive ka ndalur aty.
Tana iku.
Emra të mëdhenj për hir të madhësisë së tyre, por edhe për hir të vogëlsisë së kinematografisë sot, do vazhdojnë të ikin fizikisht duke mos lënë pas trashëgimtarë.
Një mendim a dhembje krejt personale, aspak kritik apo shterues…
”Nga një mike që u do të mirën”…
pershendetje te gjitheve ,
falenderoj Tema gazeta dhe zonjen Alma per artikullin e mesiperm qe eshte i mbushur jo thjesht me vlere nostalgjie per vitet e femijerise , per personazhet dhe batutat e tyre me te cilat jemi rritur por edhe per vleren reale qe kishin ( dhe kane akoma ) ata personazhe .
Kjo vlere qendron ne dinjitetin qe keta personazhe i japin jetes dhe njeriut . Personazhe qe na kane edukuar ( dhe vazhdojne te edukojne ) me vlerat qe duhet te kete cdo njeri brenda vetes , vlera qe na ndihmojne te jetojme me mire cdo moment te jetes sone me veten dhe me njerzit qe kemi prane ne cdo moment .
Pavarsisht se nuk kemi me artiste ( qofshin keta aktore , regjizore , skenarist etj. ) qe mund te na sjellin keto vlera me prodhime te reja artistike secili prej nesh qe i ka jetuar dhe i njeh mire filmat dhe aktoret e kohes se regjimit mund ti perdori ato per te ndihmuar brezin e ri qe t’i njohe sa me shume ne menyre qe ti percojme atyre jo thjesht historine e asaj kohe por ne rradhe te pare vlerat dhe pricipet e jetes qe pasqyroheshin ne shumicen e ketyre prodhimeve artistike ( qofshin filma , pjese teatrale , shkrime etj. ) . Keto vlera ( si p.sh. shikimi i personave te tjere si vlere njerzore dhe jo si perfitim personal te ngushte , dashuria , respekti dhe dinjiteti per te gjithe ata qe na rrethojne , evitimi i fenomeneve negative si vjedhja , imoraliteti , korrupsioni , varferia shpirterore /intelektuale etj ) jane bashkohore dhe te nevojshme per te gjithe ne , pavarsisht moshes , prejardhjes shkollimit etj , duke shtuar edhe nje vlere qe sot kemi mundesi te shtojme ne jeten tone : besimin tek krijuesi yne .
duke ju uruar nje dite te mbare te gjitheve
Dhe kryeministri yne qe nuk tha nje fjale per ikjen e Tanes madheshtore te Shqiperise Hajrie Rondo..Asnje fjale per diten e pare te shkolles…e gezofshi dhe ia pifshi lengun..
Alma duhet te jesh vetvetja ndryshe ske per te qullosur gje
Edhe nje kenge ne komunizem thoshte:
Vitet ikin tutje
Ne u ngjitem lart
Nga thirrje e pare
Ne kongres te shtate
Ti akoma po’ ben sikur ke mbet ke thirrje e pare.
Po’ vazhdove keshtu
Kot i ke hy kesaj Pune.
Pastaj jemi ne ekonomi tregu konkurenca eshte e forte
Po’ ketu te merua eshte nje shkrimi i Levonjes per kete teme
Lexo Montanellin
Nje mik qe te do te miren.