Pse nuk mund të bëhet shkencë tek ne?

6 Shtator 2017, 18:20Kulturë TEMA

Nga Hajro Limaj* 

Amerikën e bën  Amerika, ose kush e fuqizon  Kinën, Gjermaninë, Francën, Rusinë, Korenë e Jugut ose Anglinë? Popujt, fuqitë ushtarake, pasuritë nëntokësore apo  zhvillimet që kanë arritur në shkencë  dhe në  teknologji? Natyrisht  nivelet e larta  që kanë në shkencë dhe në teknologji! Mirë, po kush janë ndryshimet e Amerikës nga të tjerat? Universitetet dhe qendrat shkencore më të mira të botës janë atje. Dhe më e rëndësishmja  është se janë pikërisht ato vende që harxhojnë më shumë para në fushën e kërkimeve dhe zhvillimeve! Për këtë arsye, në radhitjen e kompanive më të mëdha të botës në radhë të parë  janë tek ato. Shumica e kompanive më të mëdha të të shkruarit global  janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ato harxhojnë  më shumë para  në fushën e kërkimeve dhe të zhvillimeve. 43 %  të shpenzimeve  të kërkim-zhvillimeve  që bëhen  në fushën e kompjuterave, elektronikës dhe  njohurive të thella i bën Amerika!.. Dalja nga Amerika e gjigantëve të botës  si IBM, Microsoft, Oracle, Cisco, HP, Apple, EMC, Alphabet (Google), Intel, Amazon nuk është rastësi !..

Xheneti i diplomave false!

Diploma false te doktorëve, inxhinierëve, mësuesve, juristëve, farmacistëve dhe të fakulteteve të tjera  nuk janë 3 apo 500. Janë me dhjetëra e mijëra. Për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj. Kohët e fundit u vërtetua se në administratën shtetërore janë të punësuar 830 kuadro me diploma false. Kjo e dhënë vinte sipas burimeve të SHIK-ut. Po ka shumë më tepër: politikanë, deputetë, biznesmenë e në çdo nivel tjetër.

Zgjidhja është e lehtë. Ministria e Arsimit të kalojë në provime shtetërore të gjithë të diplomuarit, siç po bën në disa degë. Le të kalojnë në provim të gjithë gjykatësit, prokurorët, avokatët, noterët, sekretaret me juridik dhe rezultati do të jetë i qartë… Për diplomat false u mbyllën disa universitete, por fatkeqësisht u përdoren dy standarde. Është edhe një universitet “me emër” që skandali shpërtheu në Kosove me  diplomat e doktoraturës. Pse u hesht dhe fatkeqësisht ky është universiteti që mbështetet më shumë nga ministria e Arsimit dhe Sportit ?!. Diplomat dhe provimet që shiten me para po rishfaqen dhe këto shpesh kthehen në organizata.  Edhe me keq akoma. Një pjesë e rëndësishme e diplomave që kanë ardhur nga jashtë janë false. Sidomos nga Maqedonia! Shumë prej tyre kanë bërë njehsimin e diplomave ne MAS, ka nga ata që vazhdojnë pa e bërë fare këtë njehsim.

Po përse vallë? Problemi i diplomave false ka qenë dje dhe sot dhe përpjekje do të ketë në vazhdimësi. Edhe pse shumë universitete u mbyllën pikërisht për këtë punë, si do të zgjidhet me ata që prej tyre kanë marrë diplomat false dhe sot bëjnë karrierë ose vazhdojnë doktoraturat?!. Sa prej tyre kanë marrë gradat shkencore dhe janë emëruar në poste e detyra të rëndësishme, kur ata jo vetëm janë xhahil për vete, por janë pengesa kryesore për një administratë kualitative apo për universitete kualitative.  Në qoftë se dëshirojmë të mos kemi të diplomuar më doktorë, mësues, inxhinier dhe profesione të tjera me diploma false, të blerë, ka ardhur koha që kjo punë të merret seriozisht. Bile pa kaluar aspak kohë. Sepse ata kanë pushtuar shtetin dhe sektorët e rëndësishëm jo publik. Në shumë vende, në sitën e internetit të çdo institucioni arsimor gjendet lista e të gjithë diplomuarve për çdo vit. Sapo lind ndonjë shqetësim shkohet në vend, shikohet dhe mësohet e vërteta. Edhe tek ne mund të shkohet në këtë rrugë. Ose mund te gjenden rrugë akoma më të besuara. Mjafton që ne të mendojmë dhe punojmë.

Por nuk ka mundësi të punohet, kur institucionet janë pushtuar nga mediokriteti, të pa arsimuarit, të pa kualifikuarit dhe nga grykësit që marrin detyrat vetëm për të vjedhur dhe për t’u pasuruar në rrugë të kundraligjshme. Akademia e Shkencave është në gjendje kome, ministria e Arsimit  nuk ka në drejtim asnjë shkencëtar që të të reflektojë mbi realitetet dhe të paraprijë punës studimore dhe shkencore në të gjitha nivelet e arsimit. Bile është për të qeshur dhe për të qarë. Sekretari i përgjithshëm, nga i cili varen direkt drejtoria e Arsimit te Larte dhe Arsimit Para Universitar ka ardhur nga  policia gjyqësore dhe nuk e lidh asgjë me arsimin dhe shkencën. Prandaj kjo ministri është në një nga krizat më të rënda të drejtimit dhe të punës shkencore. Po puna shkencore ne universitete publike ku është? Çfarë studimesh kanë bërë në fushat e zhvillimeve të pritshme të vendit: në teknologji, informatikë, industri ushqimore, në mjedis, në hidrokarbure, etj etj. Asgjë me vlerë. Sepse edhe ne universitete mbizotëron pasurimi me të gjitha rrugët e mundshme dhe jo puna shkencore, sepse atë nuk e mbështet financiarisht as ministri, as Akademia, as qeveria dhe askush.

Në një vend që nuk mbështetet truri, dija, shkenca ka vetëm dështime, prapambetja dhe anarshi. Detyrimisht kur edhe pjesëtarë të qeverisë janë mediokër, zëvendësministra, drejtorë të përgjithshëm, deputetët etj. Ky është shkaku i këtij kaosi politik, ekonomik dhe social i Shqipërisë. Vendi nuk ndërtohet me xhahil, mediokër dhe të paaftë që natën bëjnë planet vetëm se si do të vjedhin për t’u pasuruar nëpërmjet detyrave politike apo shtetërore. Intelektualët e vërtetë, studiuesit e vërtetë nuk gjejnë vend në vendet kryesore të pushteteve. Ata janë të braktisur dhe të dhunuar psikologjikisht. Prandaj është rritur kërkesa për ta braktisur vendin. Shkojnë doktorët, informaticienët, inxhinierët në Gjermani, Kanada, Amerikë …Kush pyet  ? A ka mundësi të mos ngelet asnjë në Shqipëri, thonë në heshtje grabitqarët e zyrave shtetërore. Kështu, vazhdojnë ne jemi më të sigurt… Pa u përmbysur ky sistem klanesh, grupazhesh, mediokrish dhe hajdutesh që është ngritur në sistem vendi nuk mund të rregullohet kurrë.

*Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare.

5 komente në “Pse nuk mund të bëhet shkencë tek ne?”

  1. Peshku qelbet nga koka! says:

    Peshku qelbet nga koka, dhe Shqiperia do vazhdoje te vuaj edhe per disa gjenerata sepse edhe tani shkollat jane te deshtuara ne Shqiperi. Keta femije qe fillojne shkollen sot do te jene minista e deputete mbas 30 vjetesh!

  2. qafir says:

    Akademia e Shkencave ka patur nje system rus dhe per ate kohe ka qene nje nga kulmet a organizimit inovacionit dhe avancimit shkencor dhe social shqiptar. Pavaresisht ideologjise se atehershme dhe kufizimet buxhetore kjo Akademi I ka sherbyer shkences shqiptare ne cdo drejtim me ato kushte dhe mjete qe kishte deri sa u cfytyrua ne fund vitet 70. U krijua me nje fryme ruse qe per ate kohe ishte gjeja me e mire qe I ndodhi Shqiperise ne termat shkencore dhe brenda 10 vjeteve qe nga themelimi I saj arriti te balancohesh me si-motrat ne rajon. Fatkeqsisht tradita ndaloi por njerezit ishn te njejte, te pakten rreth 70% te tyre.
    Ajo ndertese e bukur dhe me vlere historike ne te njejten kohe pati nje ndikim me te madh se Kuvendi Popullor I asaj kohe vetem se reputacioni njihesh vetem nga intelektuale dhe ekzekutive qe kishin te benin direkt me te.
    Shume komente insinuojne se Akademia e shkencave duhet te beje shkence!?!?! Ne fakt Akademia duhet te jete sic eshte ne te gjithe boten sot, dhe jo para 40 vjeteve, institucion certifikues dhe kontrollues I metodikave shkencore apo studimeve te fushave te ndryshme. Cdo individ apo organizate mund te beje shkence apo studime e ku di une cfare, por ne fund te dites, cdo gje duhet te kaloje tek kjo ndertese per tu verifikuar certifikuar, licensuar dhe aprovuar. Pra individed qe merren me kete pune duhet te jene akademike te licensuar , me experience te provuar direct ne terren sipas fushave te tyre te studimit. Dmth psh. une degjoj nje akademik te gjelogjise sesa nje gazetar te vetquajtur me prirje sociologjie. Nuk kam nevoje per kete te fundit! Pra akademia nuk prodhon shkence por ne fakt vendos standartet per cdo institucion licensimi!
    Pra tani ne kemi nevoje te themelojme standartet e studimeve shkencore dhe mendoj se per regresin qe po vuajm ne cdo aspect te shkences dhurate kjo e marre ne keto 25 vitet e fundit, qe duhet te jete e detyrueshme qe Shqiperia te filloje te huazoje standartet dhe protokollet Europjane, dhe kjo duhet te jete me e pakta. Nqs do te jetosh nen nje cati me BE… Pa patur nje skelet te qarte te protokolleve standarteve rregulloreve te cilat duhet te njihen dhe te unifikohen nderkombtarisht , nuk mund te jesh ne gjendje te krijosh nje buxhet ri-strukturimi. Kjo eshte absurde dhe nje enderr me sy hapur.

  3. xhemal says:

    problemi nuk eshte vetem tek cilesia e te shkolluarve .por edhe morali i tyre .ndjenja e pergjegjesise .pasioni per te punuar .kerkuar e studiuar .che e fundit per te fituar ne baze te vlera te asaj qe na bere .dhe kyi do jete dinjiteti i tyre duke i sherbyer njerezeve permiresimit te jetes se tyre

  4. Besmir Ali says:

    Boni Minister nje fare ish Rector i UPT nje fare Jorgaq (ish Gaqi) Kacani dhe keni per ta pa si do lulezoje shkenca. Ay osht akademik qe ka bere me qindra libra (por kisha e xhamia ja kan djeg per herezi dhe njitash smund me gjet asnjo per be), ka bo me mijra artikuj ne te gjitha fushat (nga restaurimi pazarit t Korces tek reaktori berthamor n Kordn e Veriut) dmth osht superman.
    Amin inshallah bismilah bohet ky e bim rehat

  5. Baliu says:

    Te ne nuk mund te behet shkence, sepse ngelaqat e kan mare pushtetin, e keta ngelaqa dirigjohen nga shkencetar te huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje