Misteret e kishës së Shën Marenës në Pogradec, aty ku bashkohet mistikja me artin

31 Gusht 2017, 13:14Kulturë TEMA

Kisha dhe manastiri i Shën Marenës, ndodhen në veri të fshatit Llëngë, Pogradec, me një pamje dominuese në majë të malit mbi lumin Shkumbin. Ato konsiderohen ndër destinacionet kryesore të karakterit fetar, kulturor dhe turistik të Pogradecit.

 

 

Kisha është një ndërtesë e vogël afërsisht 8-12 metra e gjatë.

Altari është i ndarë nga pjesa qendrore e kishës me një ikonostas druri 6 m të gjerë dhe 4 m të lartë.

Gjithë pjesa e brendshme e kishës është e mbuluar me afreske që i përkasin dorës së mjeshtrit të këtyre zonave, Kostandin Shpatarakut.

Të vendosura mes gjelbërimit të pyjeve, Kisha dhe manastiri i Shën Marenës, mbrohen natyrshëm nga malet dhe grykat e thella, nëpër të cilat vërshojnë gurgullueshëm përrenjtë ujëplotë të Shkumbinit.

E ndërtuar në vitin 1754 si objekt kulti për shenjtoren çudibërëse Marenë, e cila sipas legjendës mendohet se vinte nga Pisidia e largët e Azisë së Vogël, e zbukuruar me afresket e pikturuara nga mjeshtri Kostandin Shpataraku, kisha e Shën Marenës përbën sot veçantinë e një vend peligrinazhi jo vetëm për besimtarët ortodoksë por edhe nga besimtarë të feve të tjera./ATA/

7 komente në “Misteret e kishës së Shën Marenës në Pogradec, aty ku bashkohet mistikja me artin”

  1. Pellazgos says:

    Shen Marena?
    Nuk late gje pa deformuar,kaq te bab ezitur jini?
    Ose Marina ose Mari,ceshte kjo Marena apo Makarena!
    Ne si Orthodoks te Jeorgios Kastriotis do ta quajme Agia Marina sic i thonim Agia Saranda apo Agia Sofia kryeqyteti shpirteror i te gjithe Orthodokseve qe eshte Kostandinopoli dhe jo italisht Shen Marena!
    Fjala shenjt a nuk e ka prejarrdhjen nga Santa apo saint.
    Ku eshte respekti ketu per te paret tane para turqise?
    Pse jini akoma servila te Romes kur dihet cfare i kane bere Pirros dhe jo vetem Epirit?

    1. Janullatos arxidoglyftis says:

      Epo ju jeni bythqira greko-orthodhoks. Beni si ju thotë papudhi janullatos

    2. Vajza says:

      Ne ashtu e kemi quajtur nese nuk u pelqen juve eshte puna juaj

  2. .. says:

    O Shqipetar Torollak, te coroditur pa histori, gjuhe dhe tradita.
    Dua te beje disa pyetje, si ka mundesi qe i deformoni emrat ne ate shkalle qe i humbet kuptimi ….. Shen Marin e bete Marena, Shen Stefanin e bete Shtjef, Shen Dhimitrin e bete Miter, Shen Mihalin e bete Mhill, Shen Andonin e bete Ndue ….
    Po te marim si shembull jeten e perditeshme cilat emra njerezish perdoren Maria, Dhimiter, Stefan, Mihal, Andon, Andrea ….. apo Marena, Miter, Shtjef, Ndue, Ndreu, Mhill…

  3. Flutura says:

    O pellazgo, ajo quhet tamam ashtu si thuhet, shen Marene dhe jo shen Mari ose shen Marina. Pyet ndonje vendali po munde ose dhe nga zona e Korces apo dhe deri ne Elbasan. Dhe do te marresh kete pergjigje. Ky emertim eshte i tille prej disa shekujsh.

  4. DETARI Atlantidhes @ says:

    po juve more bastarde kush ju a ka dhene te drejten te deformoni emrin e [GJERGJ KASTRIOTIT] ?
    Ai nuk quhet [mender Jorgo] por Gjergj !
    N e Shqiperi nuk ka emra Jorgo,por Gjergj ose Jorgji !
    Dhe Ajo quhet Shen Marena .
    neqoftese kinezet duan ta quajne shiao shiui,nuk mundet sepse ka emrin e saj.
    po ashtu edhe ca shurragreker,nuk munde te deformojne asnji lloj emertimi te kultures dhe elementeve historike te popullit tone.

  5. bregdetari says:

    Quhet “Marena” se ka shume mare dhe prifti e pelqente rakine e mares e ja vuri emrin marene.Eshte shume e thjeshte s’ka lidhje as me Marian as me Marinen “MARENA” prifti quante ado kohe rakine e mares.
    Mare eshte nhr bime shkurrishte qe ben frutin e mares nga i cili nepermjet distilimit prodhohet raki.
    Sipas gjermaneve qe erdhen jetu r dekada me pare eshte pija alkolike me bio ne Shqiperi sa ja kslonte dhe rrushit qe sperkatej me ilace dhe gjernaneve su pelqeu.
    Mire prifti qe ka gabuar me emrin po gjetmanet si besoni???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje