26 gushti, ditëlindja e 107-të e Shenjtores së madhe shqiptare. Ja mrekullitë e saj

26 Gusht 2017, 13:13Kulturë TEMA

26 gushti është ditëlindja e Shën Terezës, humanitares dhe shenjtores shqiptare që lindi në Shkup në vitin 1910 dhe ndërroi jetë në Kalkuta të Indisë në 5 shtator 1997.

Në ditëlindjen e saj të 107-të Nënë Tereza tashmë është shenjtë; pasi 1 vit më parë u pranuan botërisht dy mrekullitë e saj; e para kishte të bënte me dëshmin e një nënë me 5 fëmijë që përmes lutjeve në ikonës së Nënë Terezës ishte shëruar totalisht nga kanceri në stomak, dhe mrekullia e dytë e pranuar nga kisha ishte ai e një djali 25 vjecar nga Brazili që ishte shëruar gjithashtu nga tumori në tru.

Mrekullitë u njohën nga Papa Francesku, dhe në shtator të 2016 përmes formulës së shenjtërimit e shpalli nënë Terezën SHENJT.

Në familjen Bojaxhi, Goxhja emri i vërtetë i Nënë Terezës ishte fëmija i tretë. Familja Bojaxhi me origjinë nga një rrethi i Shkodrës lindën 5 fëmijë, por dy prej tyre humbën jetën për shkak të sëmundjeve të rënda.

Gonxhe Bojaxhi, u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, misioni i saj si murgeshë dhe largësia fizike bën që të humbiste takimet me familjen, dhe me nënë nuk arriti të shihej më kurrë për së gjalli. i vetmi takim ishte ai me të vëllain pas 30 vitesh, ndërsa nëna dhe një nga motrat e saj u kthyen në  Shqipëri, para Luftës së Dytë Botërore.

Shën Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe më pas themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.

Ajo vijoj e palodhur dhe me shumë përkushtim misionin e saj për të qënë pranë të varfërve. Në vitin 1979, Nënë Tereza  mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.

Në këtë moment të vecantë e gjithë bota kujton fjalimin prekës “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri.

7 komente në “26 gushti, ditëlindja e 107-të e Shenjtores së madhe shqiptare. Ja mrekullitë e saj”

  1. ti je muslimon,mos komento per shn.Tereza apo KRISTIANIZMIN,ti je zhuls shkretetire..........allah uakbar! says:

    SUNITOKOMENTUES,lereni ditelindjen Shen Tereza-s[pasi jeni non gratta] dhe merruni me cicat e ”hanemeve” …………..

  2. like says:

    Kjo date do festuar! une per vete do te hap nje shishe vere te mire e do pi per kujtimin e saj. uroja qe sot te ishte nje feste ne gjithe shqiprine ne kujtim te nje atdhetareje dhe njeriu te jashtzakonshem. nuk ka njeri te dyte si ajo. vullneti i saj ne toke eshte vetem i krahasueshem me vullnetin e Jezu Krishtit ne qiell.

    U prehte ne paqe shpirti i saj e u befte drite per mendjet e trazuara qe kerkojne femra ne parajse!

  3. Lili says:

    cfare beri ministresha e kultures per kete dite? Asgje. Sepse karshi vlerave ajo vete eshte zero.

  4. Tiku says:

    @Like. Atdhetare???. Cfar ka bere per Shqiperine.Ajo ishte nje murgeshe . Te cilen Vatikani e perdori qe te perhapte fene katolike ne krahinat e varfera te Indise. Plus qe ajo lindi gjate periudhes osmane. Dhe lindi si shtetase osmane. Dhe me pas vdiq si shtetase Indiane.

    1. like says:

      @Tiku. nuk e kam pare fjalorin per permbajtjen e fjales atdhetar, por ajo qe une konsideroj atdhetar eshte nje person qe gjithmone kur ka mundsi kontribuon per te miren e atdheut te vet. Atdheu eshte ndryshe nga rraca apo feja. eshte nje ndjenje shume me e larte shpirterore. nuk mund te krahasohen me ndjenjen judaiste e cila nuk ka qene nje ndjenje atdhetare por fisnore.
      pa u zgjatur shume, po jap disa shembuj:
      Pirro Dhima ngre hekurat ne olimpiade dhe therret “per greqine”! quajti atdhe nje komb qe fare pak ose aspak e njihte duke perqafuar nje ndjenje shume me inferiore sesa ajo e respektit ndaj krijuesit (atdheut), ndjenjen e babezitjes. Nuk e di te jete anti-atdhetar apo jo por kur pati mundesi te tregoje vlera respekti ndaj krijuesit e nashashkaloi per shperblyesin.

      shembulli i dyte i tadhetarit eshte nje njeri qe ka emigruar dhe perseri nuk harron gjuhen zakonet traditat por perpiqet tja kaloje keto femijeve te tij, te cilet mbase do te kene atdhe tjeter kur te jene rritur, por nuk harrojne rrenjet e krijimit te tyre.
      per mua edhe keta njerez jane atdhetare. gjithkush sipas mundesise. nuk luftojne per te çliruar troje por per te mbajtur gjalle gjenezen.

      Konkretisht per te folur per Gonxhe Bojaxhi, pamvarsisht nga lloji i shtetit apo feja qe e rrethonte ne vendlindje, vendosi tja dedikoje jetene saj nje pasioni shqirtoror me nje zgjedhje personale. njesoj si Pirro Dhima apo Fan Noli, njeri sportist e tjetri politikan. ndjenja e saj athetare nuk perkonte shume me punen e saj, por kur ajo pati mundesi si person i ndritur, e permendi ku e kishte bazen e nga vinte dhe nuk pati turp si shume te tjere qe nuk ka rendesi te permenden.

      pastaj kontributi i saj nuk eshte vetem tek permendja e emrit. megjithese ajo dha nje mesazh te qarte per çdo shqiptar te thjeshte “ja kush jam, krenouhni me mua”, anashkaloi çdo dedikim politik rreth asaj qe ishte apo bente.
      kontribut tjeter ka qene lufta e vazhdueshme e saj per te perfshire atdheun e vet tek çadra e familjes se madhe te besimit te krishtere qe ajo besonte kaq fort dhe i dedikoi gjithe jeten. thuhet se eshte takuar me Enver Hoxhen dhe dihet se eshte takuar me Ramiz Aline dhe Sali Berishen. Megjithese ata pranuan ofrendat e saj pak bene per tja shperblyer. Karitasi ne shqiperi ehste nje dhurate e saj, e po ashtu institucioni nene Tereza. ndihma ekonomike qe ajo ofroi per shqiperine eshte e pashembullt dhe nuk i afrohet asnje individ tjeter. dhe ndersa ne afrike puna e ndihmat e fundacionit te saj ndihmonin konvertimin ne krishterim, nuk mund te thuhet qe ky ishte thelbi ne shqiperi.

      nuk e di a i mungon ndonje vlere tjeter per ta quajtur atdhetare, por e ka dashur atdheun e vet dhe eshte perpjekur gjithe çfare ka mundur per te.

  5. taras bulba says:

    shqiptare terezina pffffffff duket nga sa shume komente ka .

  6. Epo kjo pune! says:

    duhet respektuar per humanizmin e saj, sepse ndryshe nga priferinjte qe rrinin qosheve rehat, kjo te pakten u merua personalisht. sa per mrekullite, nuk ka mrekulllira por shkak-pasoja per gjithshka. Por mrekullia e vertete esthe humanizmi saj dhe kjo na ben krenar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje